Lajme
Ambasada e Kosovës në Sofje, mbrëmje festive për Ditën e Pavarësisë
Përvjetori i pavarësisë së Kosovës shënohet me një mbrëmje festive në Bullgari
Me rastin e 15-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Sofje ka organizuar një mbrëmje festive për të shënuar një nga datat më të rëndësishme të vendit tonë, përcjell albinfo.ch.
Në pritjen solemne morën pjesë ministra, deputetë, drejtues të ndryshëm të institucioneve të vendit, diplomatë, pjesëtarë të diasporës, përfaqësues të mediave, biznesit e shoqërisë civile që veprojnë në Bullgari.
Gjatë mbrëmjes, ambasadori Delfin Pllana përshëndeti me një fjalë rasti të pranishmit, duke theksuar rëndësinë që ka 17 shkurti në konsolidimin e shtetit, si dhe nënvizoi marrëdhëniet e shkëlqyera ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Bullgarisë, të cilat dita- ditës janë duke u intensifikuar.
Ceremonia e shënimit të 15-vjetorit të pavarësisë së Republikës së Kosovës u përcoll me një program artistik, në të cilin sopranoja Besa Llugiqi, e shoqëruar nga pianistja Lejla Pula dhe flautistja Enkelejda Zajmi, luajtën pjesë të njohura nga kompozitorë vendorë dhe botërorë.
Sipas një njoftimi të Ambasadës së Kosovës në Bullgari, pjesë e programit artistik ishte edhe repertoari i muzikës jazz i sjellë nga Sheki Hoxha dhe trumpetisti i njohur bullgar, Ventsi Blagoev.
E-Diaspora
-
Familja kërkon ndihmë për gjetjen e Tianit 5 vjeçar "5 vjeçari Tian Rahimi u zhduk në lumin Reuss pas një aksidenti me varkë dhe ende... -
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Zyrtarja e migracionit në Basel-Land dënohet për keqtrajtim të të huajve Ajo pretendonte se marrja e primeve me zbritje mund të çonte në masa të lidhura... -
Familja kërkon ndihmë për gjetjen e Tianit 5 vjeçar -
Nga e premtja: Aeroporti i Cyrihut lehtëson rregullat për lëngjet në bagazhet e dorës -
Këshilli Federal thotë po për Lojërat Olimpike Dimërore 2038 -
Sistemi i mbrojtjes ajrore Patriot “praktikisht i padobishëm”












