Lajme

Njoftim i Ambasadës së Republikës së Kosovës në Austri

Ambasada e Republikës së Kosovës në Vjenë, përmes një njoftimi në rrjetin social Facebook ka bërë të ditur që me rastin e Festës së Kurban Bajramit, Ambasada dhe Shërbimi Konsullor nuk do të punojnë ditën e martë, datë 20 korrik 2021.

Njëkohësisht Ambasada e Republikës së Kosovës në Vjenë u ka uruar të gjithë besimtarëve myslimanë festën e Kurban Bajramit.