Lajme
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ofron shërbim konsullor për qytetarët në nevojë
Qytetarët që nuk mund të udhëtojnë në Shqipëri ose të paraqiten fizikisht pranë Ambasadës mund të përfitojnë shërbime për pasaportë dhe ID.
Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Bernë, duke u angazhuar për t’u qenë sa më pranë qytetarëve, njofton për mundësinë e një shërbimi të posaçëm konsullor për shtetasit shqiptarë që kanë vështirësi të udhëtojnë drejt Shqipërisë për aplikime për dokumente, apo që nuk mund të paraqiten fizikisht në Ambasadë, transmeton albinfo.ch.
Të interesuarit ftohen të paraqesin kërkesën e tyre në adresën elektronike: [email protected].
Shërbimet e ofruara përfshijnë:
• Pasaportë biometrike
• Kartë identiteti (ID)
Dokumentacioni i nevojshëm:
• Kopje e dokumenteve aktuale identifikuese (pasaportë/ID)
• Adresa e plotë e vendbanimit
• Numër telefoni funksional
Ambasada thekson se, në varësi të numrit të të interesuarve, do të merret vendimi për organizimin dhe realizimin e këtij shërbimi.
Qytetarët që ndodhen në këto kushte ftohen të kontaktojnë Ambasadën pa hezitim, për të përfituar mbështetjen e nevojshme./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Milano
Edon Zhegrova viziton Konsullatën e Kosovës në Milano Futbollisti i Kosovës dhe Juventusit u prit nga Konsulli i Përgjithshëm, Diamant Kastrati... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Albin Kurti nesër në Zvicër, takim me mërgatën shqiptare në Cyrih -
LDK mban takim me bashkatdhetarë në Vjenë -
Koncerti Zvicerano-Kosovar bashkon diplomacinë, kulturën dhe miqësinë në SHBA
Jeta në Zvicër
-
Mijëra zviceranë demonstrojnë kundër iniciativës “10 milionë” Në pankarta shkruante veç tjerash, se do të ishte më mirë të kufizoheshin emetimet e CO2... -
Jans nxit reagime me krahasimin e nismës “10 milionëshe” me Brexit-in -
Zvicra zgjeron sanksionet ndaj Rusisë -
Dy gjyqtarët në lidhje dashurie mbeten në detyrë -
Spitali Universitar i Cyrihut raporton në prokurori 10 vdekje të dyshimta












