CH-Ballkani
Ambasada zvicerane: Me linjën e re, Tirana dhe Cyrihu janë më afër
Më një prill u organizua ceremonia e fluturimit që lidh Tiranën me qytetin më të madh të Zvicrës, Cyrihun.
Kjo linjë e re nga SWISS do të operohet nga Edelweiss, e cila do t’u ofrojë pasagjerëve fluturime direkte dy herë në javë, çdo të hënë dhe të premte, thuhet në njoftimin zyrtar.
Nga ambasada e Zvcirës në Shqipëri kanë thënë se kjo linjë do ta afrojë më shumë kryeqytetin shqiptar me Cyrihun.
“A e dini se Zvicra dhe Shqipëria tani kanë fluturime direkte? Qysh nga 1 prilli i vitit 2019, dy fluturime në javë do t’i sjellin më afër Cyrihun dhe Tiranën, duke rritur kështu edhe numrin e turistëve e vizitorëve nga Shqipëria dhe duke ua lehtësuar udhëtimin nëpër Zvicër”, kanë shkruar sot nga Ambasada e Zvicrës në Shqipëri, përcjell në shqip albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga CH-Ballkani
E-Diaspora
-
Danimarkë
Një tjetër sukses akademik nga Danimarka: Marigona Luma diplomon në Universitetin e Kopenhagës 24-vjeçarja me prejardhje nga Kaçaniku përfundoi studimet master në Drejtësi në Universitetin e Kopenhagës, duke kurorëzuar... -
Suedi
Aida Birinxhiku vlerësohet ndër figurat më të fuqishme të politikës suedeze -
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës











