Kosova
Ambasada shqiptare kremton 28 Nëntorin në Prishtinë
Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj, gjatë ceremonisë së përvjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, theksoi lidhjet e ngushta midis dy vendeve.
Ai u shpreh se ndihet si një “vëlla i madh” i Kosovës dhe vuri në dukje rëndësinë e bashkëpunimit të ndërsjellë.
“113 vjet më parë, Ismail Qemali ngriti flamurin kombëtar dhe këta burra i thanë botës me një zë të fuqishëm se Shqipëria ishte e pavarur. Kjo nuk ishte thjesht një deklaratë, por një shenjë guximi dhe shprese. Kur flas sot këtu, nuk ndihem vetëm si ambasador, por si një vëlla i madh i Kosovës, që më pret me një mikpritje të madhe. Bashkëpunimi ynë ka marrë hov në të gjitha fushat, sidomos në siguri, dhe jemi të gatshëm për rritje të tregtisë. Kosova është investitori më i madh në Shqipëri. Synojmë edhe rritjen e binjakëzimeve lokale. Ndihem pjesë e një kombi që ka luftuar gjatë për lirinë e tij,” tha Malaj.
Ai gjithashtu përmendi ish-luftëtarët e UÇK-së që po gjykohen në Hagë.
E-Diaspora
-
Francë
Ambasadat e Francës dhe Kosovës urojnë aktoren Luana Bajrami për suksesin në Oscar Filmi francez “Two People Exchanging Saliva” fiton çmimin për filmin më të mirë të shkurtër, ndërsa... -
Ylli shqiptar i CS2, Drin “Makazze” Shaqiri kampion i ESL Pro League -
Gjermani
Kompanitë e verës nga Kosova prezantohen në panairin ndërkombëtar “ProWein” në Gjermani -
Finlandë
Hana Orllati kalon fazën e dueleve në “The Voice of Finland” -
Vdekja tragjike e një 20-vjeçareje shqiptare në Itali, pas një rënieje nga ballkoni
Jeta në Zvicër
-
Jura regjistron ulje të aksidenteve dhe zero viktima në rrugë për vitin 2025 Kantoni i Jurës ka shënuar dy arritje historike në trafikun rrugor vitin e kaluar që nga... -
Kantoni Schaffhausen po shqyrton heqjen e mësimit të dy gjuhëve të huaja në shkollën fillore -
Çiftet në Zvicër mund të përdorin përsëri mbiemër të dyfishtë -
Zjarri në autobusin postar në Kerzers: Dalin detaje të reja nga hetimet -
Swiss Airlines ofron bonuse për largime vullnetare të stjuardesave dhe pilotëve














