CH-Ballkani
Ambasadat gjermane në Ballkan të tejngarkuara me aplikimet e shumta
Numri i kërkesave për vizë pune në Ballkanin Perëndimor është rritur masivisht. Ministria e jashtme jep alarmin dhe kërkon të ndryshojë procedurat e aplikimit. Megjithatë ngurron ministria e brendshme.
Përfaqësuesit diplomatikë gjermanë në Ballkanin Perëndimor, janë të tejngarkuar me numrin e madh të kërkesave për vizë pune në Gjermani. Sipas një artikulli të “Der Spiegel” numri i kërkesave për vizë pune gjatë gjashtë muajve të parë 2018 është rritur në 52 mijë, rreth dyfish më shumë sesa në të njëjtën periudhë të 2015. Për këtë, ambasadat gjermane në këto vende e kanë tepër të vështirë të respektojnë afatet dhe për t’iu kthyer normalitetit u nevojitet shtim i personelit për katër herë më shumë.
“Në një letër dërguar ministrit të jashtëm gjerman Heiko Maas, përfaqësuesit diplomatikë gjermanë në vendet e Ballkanit Perëndimor kërkojnë të shqyrtojnë edhe njëherë aplikacionet,” përcjell albinfo.ch. Ministri i jashtëm Maas ka theksuar se në rast se ne duam të bëhemi një vend modern emigrimi, duhet t`i krijojmë strukturat e nevojshme burokratike në vend.
Megjithatë, Ministria e Brendshme e Horst Seehofer (CSU) ka kundërshtuar këta hapa, sipas arsyetimit se ky “është një instrument bazë për të kontrolluar emigracionin.”
Nga 2016 për gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimir vlen një rregull i veçantë. Për shkak se shtetasit e tyre nuk kanë gjasa për fitimin e azilit, atëherë fillimisht aplikojnë për vizë pune në ambasadat respektive, më pas emigrojnë drejt Gjermanisë. Shumica e aplikuesve janë për punët në gastronomi, kujdestari (kryesisht në përshtëpi të pleqve) si dhe punët e ndërtimtarisë.
E-Diaspora
-
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” “Më 28 dhjetor, ejani në Kosovë. Ejani me avionë. Ejani me autobusë. Ejani me vetura. E... -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër -
Albin Kurti në Cyrih: Siguria si garanci e paqes dhe shtetndërtimi si përgjegjësi historike -
Kurti në Cyrih: Mërgata nuk është rezervë emocionale, por forcë zhvillimi dhe shtyllë e shtetit -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje
Jeta në Zvicër
-
Policia e Bernës në kërkim të një personi të rrezikshëm, situata në Reconvilier është qetësuar Policia kantonale e Bernës ishte në kërkim të dielën për një person të shpallur si i... -
Ish kandidatja për Miss Zvicra ishte kontaktuar gjithashtu nga Epstein -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër -
Zvicër: Fondet mjaftojnë vetëm për 24 avionë luftarakë në rast ekstrem -
Gjykohet një mercenar zviceran që ka luftuar për Ukrainën












