Kosova
Pritja e tifozëve anglezë në Kosovë ishte më e mira në botë
Ambasadori britanik, Nicholas Abbott, ka treguar përshtypjet e tij nga katër muajt e parë në Kosovë. Në mesin e ngjarjeve që ai ka veçuar është ndeshja mes Kosovës e Anglisë në “Fadil Vokrri”, kohën e kaluar me burrat e gratë e FSK-së dhe takimin e Konteshës së Wessex-it me të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës, raporton Express
Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Abbott ka thënë se vikendi kur është mbajtur ndeshja e futbollit në mes Kosovës dhe Anglisë në nëntor do të jetë përgjithmonë një kujtim i veçantë për të.
Abbott ka deklaruar se mikpritja e kosovarëve për tifozët anglezë ishte më e mira në botë, derisa ka shtuar se pavarësisht rezultatit, kjo ngjarje ka ripërtërirë afërsinë në mes Kosovës e Anglisë.
Ai ka falënderuar edhe për mikpritjen e ngrohtë që i është bërë familjes së tij.
“Vikendi kur është mbajtur ndeshja e futbollit në mes Kosovës dhe Anglisë në nëntor, do të jetë përgjithmonë një kujtim i veçantë për mua. Ngrohtësia e mikpritjes për tifozët anglezë ishte më e mira që ata kanë pranuar kudo në botë, dhe unë ende ndihem shumë i privilegjuar që kam pasur mundësinë ta përjetoj si ambasador britanik këtu. Pavarësisht rezultatit të lojës, kjo ngjarje ka ripërtërirë afërsinë në mes dy vendeve tona”, ka shkruar ai.
Ambasadori ka kujtuar edhe ndihmën e pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës për të prekurit nga tërmeti në Shqipëri. Ka thënë se ata përfaqësojnë më të mirët e Kosovës.
“Ka qenë kënaqësi dhe privilegj të kaloj kohë me burrat dhe gratë e Forcës së Sigurisë së Kosovës gjatë muajve të kaluar. Ata përfaqësojnë më të mirët e Kosovës: profesionistë, të aftë dhe nga të gjitha komunitetet. Pjesëtarët e FSK-së kanë qenë ndër të parët që kanë ndihmuar ata në nevojë për shpëtim dhe asistencë pas tërmetit në Shqipëri muajin e kaluar. Aftësia dhe guximi i tyre është vlerësuar me të drejtë. Ne do të vazhdojmë të përkrahim FSK-në me asistencë dhe trajnime edhe në vitin 2020”, ka shkruar Abbott, shkruan GE, përcjell albinfo.ch.
Ai ka kujtuar edhe vizitën e Konteshës së Wessex-it në Kosovë dhe takimin e saj me të të mbijetuarit e dhunës seksuale.
“Në tetor LSM Sophie, Kontesha e Wessex ka vizituar Kosovën, ku u takua me të mbijetuarit e dhunës seksuale në konflikt, duke theksuar rëndësinë e kësaj çështjeje. Në javët e kaluara ne kemi dëgjuar për raste të dhimbshme të stigmatizimit që po vazhdon të ndikojë te viktimat e pafajshme, edhe brenda familjeve të tyre. Është koha që të gjithë ne ta ngremë zërin për të drejtat dhe dinjitetin e viktimave të këtyre krimeve të tmerrshme, t’u ofrojmë përkrahje, solidaritet dhe t’i pranojmë ata”, thuhet në postimin e tij.
https://www.facebook.com/nicholasabbott2019/posts/180495613349953
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Shqiptarë nga e gjithë bota bashkohen në Tiranë, publikohet agjenda e Samitit IV të Diasporës Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka bërë publike agjendën e Samitit IV... -
Pashkët, mesha në gjuhën shqipe bashkoi rreth 2000 besimtarë shqiptarë në Frauenfeld -
Ambasada e Shqipërisë në Bernë uron Pashkët -
Mes artit dhe jetës, mbrëmje përkujtimore për Nasuf Naski Abdixhikun -
Rexhep Rifati u shpall qytetar nderi i Horës së Arbëreshëve
Jeta në Zvicër
-
Stadler Rail tërheq ankesën kundër vendimit të SBB për të favorizuar Siemens Kompania Stadler Rail ka tërhequr ankesën e saj pranë Gjykatës Administrative Federale kundër vendimit të Hekurudhave... -
Inteligjenca artificiale ndihmon për të zvogëluar mbeturinat në furrat zvicerane -
Në këto vende numri i zviceranëve është duke u zvogëluar -
12 kilometra bllokim trafiku para tunelit Gotthard -
Emigrantët e Magrebit dhe krimi në Zvicër: Kantonet ngrenë alarmin














