Të tjera
Ambasadori Hill dëgjon kërkesat e shqiptarëve të Luginës së Preshevës

Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka pritur në takim ambasadorin e ShBA-së në Beograd, Christopher Hill.
Kamberi ka shkruar se në këtë takim, ia ka paraqitur Hillit sfidat dhe problemet e shqiptarëve të Luginës. “Kënaqasi të mirëpres në Bujanoc ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës 🇺🇸, SH.T. Christopher Hill. Zhvillimet rajonale politike, kërkesat legjitime të shqiptarëve të Luginës, sfidat dhe problemet me të cilat ballafaqohen qytetarët tonë, ishin temat për të cilat bashkërisht biseduam.”, ka shkruar Kamberi.
Por ambasadori Hill gjatë takimeve që pati me përfaqësues shqiptarë të Luginës theksoi se dialogu mes Kosovës dhe Serbisë nuk ka të bëjë me çështjen e shqiptarëve në Serbi, por vetëm zgjidhjen e problemeve mes Prishtinës dhe Beogradit.
“Duhet të jem shumë i qartë kur them se dialogu në Bruksel ka të bëjë me zgjidhjen e problemeve ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit. Qëllimi i dialogut nuk është që të zgjidhen ndonjë çështje tjetër, çështjet e pakicave këtu apo në pjesët tjera të vendit,” ka thënë Hill.
E-Diaspora
-
Këto janë Personalitetet e Vitit 2023, të zgjedhura nga albinfo.ch Sport: Granit Xhaka, Politikë: Ylfete Fanaj, Islam Alijaj, Biznes: Labinot Haxhaj, Kulturë: Fisnik Maksvel dhe Mjekësi/Shkencë:...
-
Ambasadori Nano, me veshje kombëtare paraqitet para Trupit Diplomatik në Zvicër
-
Detaje të reja rreth vrasjes së 27-vjeçarit shqiptar në Gjermani
-
“The Sun” shkruan se Rita Ora kthehet në Kosovë për një projekt të ri larg muzikës
-
Sot varroset shqiptarja nga Suedia, reagon Pacolli: U vra në mënyrë mizore
Jeta në Zvicër
-
Strategjia e re në Zvicër për mbrojtje nga COVID Rastet me Covid-19 janë sërish në rritje. Nga pikëpamja e mbrojtjes kolektive imune, sipas Presidentit të...
-
Aksidente për shkak të borës në kantonin Zug
-
Vala aktuale e Covid në Zvicër do të promovojë imunitet të përforcuar kolektiv
-
Zug: Pothuajse gjysma e pensionistëve janë milionerë
-
Varfëria në kantonin jugor të Zvicrës në rritje: një në katër në rrezik