Bota
Ambasadori i SHBA-së e lëvdon qeverinë gjermane
Ambasadori i SHBA-së, Grenell, e lëvdon qeverinë gjermane, sepse ajo i vendos sanksione një linje ajrore iraniane. A do të sjellë kjo shtensionim në raportin gjermano-amerikan?
“Mendoj se është një hap madhështor i qeverisë gjermane. Ai tregon fuqi të madhe udhëheqëse”, u shpreh Ambasadori i SHBA-së në Berlin, Richard Grenell, ndaj agjencisë gjermane të lajmeve, dpa. Lëvdata i referohej vendimit të qeverisë gjermane për ta ndëshkuar me sanksione shoqërinë ajrore iraniane të fluturimeve “Mahan Air”. Të hënën kësaj linje iu hoq e drejta e zhvillimit të aktivitetit në Gjermani.
Madje edhe nga SHBA erdhi mbështetje për hapin e gjermanëve. Askush më pak se sekretari i Shtetit, Mike Pompeo, shkroi në Twitter: “Kjo shoqëri fluturimesh transporton armë dhe luftëtarë në Lindjen e Mesme dhe mbështet në këtë mënyrë ambiciet destruktive të regjimit iranian në rajon!” Në SHBA kjo linjë fluturimi është e ndaluar të ulë avionët që prej tetë vjetësh.
Transporte në zonat e luftës
Qeveria gjermane e justifikoi hapin të hënën me rrethanën që kjo shoqëri fluturimesh ndërmerr transporte pajisjesh dhe personash në rajonet e prekura nga lufta në Lindjen e Afërme, veçanërisht në Siri. Prandaj tani do të ndalohen fluturime të linjave nga Irani në Gjermani, për shembull për në Düsseldorf, shkruan dw, përcjell albinfo.ch.
Dhe zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme në Berlin, Christopher Burger, pati shtuar: “Kësaj i janë shtuar kohët e fundit elementë rëndues në lidhje me veprimet e shërbimeve të fshehta iraniane në shtetet evropiane. “Vetëm javën e kaluar në Gjermani u arrestua një burrë, i cili pati punuar si vlerësues i gjuhës për ushtrinë gjermane, Bundeswehrin.
Akuza: spiunazh për Iranin.” Ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas tha përmbledhtazi: “Edhe në të ardhmen, kur të jetë fjala për mbështetje të terrorizmit, për spiunazh, do të reagojmë në mënyrë të përshtatshme ndaj zhvillimeve të veçanta”. Por politikani socialdemokrat shtoi menjëherë se në qëndrimin e gjermanëve për marrëveshjen atomike me Iranin nuk ndryshon asgjë.
“SHBA kanë ushtruar presion masiv!”
Që nga Berlini, Ambasadori i SHBA, Grenell i ka vënë nën presion disa herë, si qeverinë gjermane, ashtu edhe firmat gjermane, që ta ndryshojnë qëndrimin ndaj Teheranit.
Zëdhënësi për politikën e jashtme i FDP-së në Bundestag, Bijan Djir-Sarai beson: “Unë jam shumë i bindur, që SHBA ushtrojnë në prapavijë presion masiv ndaj qeverisë gjermane. Këtë e shihni edhe në reagimet e Ambasadorit të SHBA në Berlin.
Qeveria gjermane vetë e hodhi poshtë këtë lidhje. Nëse ky hap i qeverisë gjermane do të sjellë shtensionim në marrëdhëniet me SHBA, këtë mund ta testojë që të mërkurën ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas. Këtë të mërkurë ai ndodhet për vizitë te kolegu i tij amerikan Pompeo.
E-Diaspora
-
Albin Kurti në Cyrih: Siguria si garanci e paqes dhe shtetndërtimi si përgjegjësi historike Në vazhdën tubimin elektoral me mërgatën shqiptare në Zvicër, Kryeministri në detyrë ndali veçmas te mbrojtja,... -
Kurti në Cyrih: Mërgata nuk është rezervë emocionale, por forcë zhvillimi dhe shtyllë e shtetit -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Fondet mjaftojnë vetëm për 24 avionë luftarakë në rast ekstrem Për të qëndruar brenda kufirit të kostos, paratë potencialisht do të ishin të mjaftueshme vetëm për... -
Gjykohet një mercenar zviceran që ka luftuar për Ukrainën -
Ticino: Gjenden 40 kilogramë kokainë në makinën e serbit dhe italianes -
Kishte kërcënuar me sulm në Eurovision në Bazel – Dëbimi i tij ngre pyetje -
Lindjet në kantonin zviceran bien në nivelin më të ulët rekord












