Kosova
Ambasadori i OSBE-së kërkon reformë zgjedhore që përfshin edhe diasporën
“Urime për detyrat e reja dhe shpresoj që në këtë mandat të shtyhet përpara reforma zgjedhore dhe pjesëmarrja e diasporës të jetë më e lartë se deri më tani”, ka porositur, shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë, Ian Braathu
Zëvendëskryeministri dhe njëherësh ministri i Diasporës, Dardan Gashi priti në takim ambasadorin e OSBE-së në Kosovë, Ian Braathu me të cilin bisedoi për reformën zgjedhore dhe pjesëmarrjen e diasporës në zgjedhjet e Republikës së Kosovës. Në këto takim u konsiderua e rëndësishme që të shtyhet përpara reforma zgjedhore e cila i jep rëndësi të veçantë diasporës në zgjedhje dhe vendimmarrje.
“Urime për detyrat e reja dhe shpresoj që në këtë mandat të shtyhet përpara reforma zgjedhore dhe pjesëmarrja e diasporës të jetë më e lartë se deri më tani”, ka porositur, shefi i Misionit të OSBE-së, Ian Braathu.
Nga ana tjetër, ministri Gashi e ka informuar ambasadorin për proceset e qeverisë dhe Ministrisë së Diasporës dhe Investimeve Strategjike.
“Po besojmë që zgjedhjet e ardhshme do të mbahen pas reformave zgjedhore që duhet të bëhen. Me reformat zgjedhore do të rregullojmë dhe formën e votimit të diasporës e cila merr pjesë në numër më të vogël se 10% në procesin zgjedhor”, ka thënë Gashi, thuhet në komunikatën për emdia lëshuar nga Zyra e ministrit Gashi.
Gjatë këtij takimi është fol dhe për rolin e diasporës kosovare në tërheqjen e investimeve strategjike në Kosovë, transmeton albinfo.ch.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Mediat zvicerane mbi “përfshirjen e zëshme” të diasporës në zgjedhjet kosovare Ajo që e dallon qasjen e këtyre mediave në raport me zgjedhjet aktuale është përfshirja e... -
Në 25 përfaqësi diplomatike votuan 81.29% të personave të regjistruar -
Pjesëmarrja e votuesve në Konsullatën e Kosovës në Cyrih ishte 89% -
Votimi i diasporës deri në ora 13:00: Votuan mbi 7 mijë votues -
Foto: Votimi në Konsullatën e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Rënie e turizmit në Evropë prej krizës ekonomike – Zvicra pjesë e trendit Turizmi dhe ardhjet e turistëve përgjysmojnë rritjen... -
Mediat zvicerane mbi “përfshirjen e zëshme” të diasporës në zgjedhjet kosovare -
Parmelin nuk do të negociojë me Trumpin në WEF, Davos -
Baerbock dëshiron ta mbajë selinë e OKB-së në Gjenevë -
Zvicra si destinacion i preferuar për miliarderët me avantazhe fiskale










