Jeta në Austri
Ambasadori Pllana: Kosova ka nevojë për një perspektivë të qartë evropiane
Ambasadori i Kosovës në Austri, Lulzim Pllana, në një editorial të botuar të hënën në gazetën austriake “Wienerzeitung”, ka shkruar se përveç problemeve me pandeminë, rruga për në Bashkimin Evropian për Kosovën është ende e paqartë
Ambasadori i Kosovës në Austri, Lulzim Pllana, ka kërkuar nga Bashkimi Evropian që të bëhet e qartë perspektiva evropiane për vendin e tij, Kosovën. Ai ka kujtuar që më 17 shkurt Kosova feston 13-vjetorin e pavarësisë së saj.
“Një vend i vogël në mes të kontinentit evropian, këtë vit po feston 13-të vjetorin e Pavarësisë, dhe si asnjë vend tjetër në rajon, me vështirësi po sfidohet në perspektivën e tij drejt Bashkimit Evropian”, shkruan Pllana në editorialin e tij të botuar të hënën në gazetën austriake, “Wienerzeitung”, përcjell albinfo.at.
Ambasadori kosovar ka nënvizuar edhe premtimet e disa hershme të liberalizimit të vizave të Bashkimit Evropian për Kosovën.
“Liberalizimi i vizave i premtuar shumë herë është akoma vetëm një perspektivë dhe nuk po zbatohet ende për shkak të kundërshtimit nga disa vende anëtare të BE-së. Se kur do të arrihet liria e lëvizjes për shoqërinë me të re të Evropës, mbetet ende e panjohur”, thekson ambasadori kosovar.
Motoja për kosovarët sipas ambasadorit, mbetet integrimi euro – atlantik. Kosova, ka thënë ai është “demografikisht e re, por “Start – ups” dhe zhvilluesit e web-faqeve në vend, janë ndër më të mirët në Evropë. Në mesin e tyre ka edhe artistë shumë të njohur të pop-it që kultivojnë imazhin e Kosovës nëpër botë. Kjo e bën vendin një aset më shumë për Bashkimin Evropian”, është shprehur ambasadori Pllana.
Tutje ai ka shtuar se shumica e shteteve anëtare të Kombeve të Bashkuara kanë njohur Republikën e Kosovës dhe kanë gjetur gjuhë të përbashkët në formimin e shtetit.
“Deri më tani, Republika e Kosovës është njohur nga 117 shtete. Vendi ka arritur qëllimet e tij ndërkombëtare me mbështetjen e partnerëve të tij të shumtë. Republika e Kosovës, me mbështetjen e SHBA, kohët e fundit vendosi marrëdhënie diplomatike me Izraelin, të cilat forcojnë pozicionin ndërkombëtar të vendit të vogël. Edhe diplomacia e BE-së gjithashtu mund të arrijë sukses duke i dhënë Kosovës dhe të rinjve Evropianë të Ballkanit Perëndimor një shans të përbashkët, siç është njohja nga ato pesë shtete të BE-së që e bëjnë më të vështirë të gjithë procesin e integrimit”, ka kërkuar ai.
Ambasadori ka bërë të ditur se dialogu me Serbinë gjithashtu duhet të vazhdojë, pasi kjo është mënyra për një zgjidhje përfundimtare për paqen dhe stabilitetin në Ballkan.
“Një pajtim i tillë mund të vijë vetëm përmes njohjes reciproke të shteteve të Kosovës dhe Serbisë. Por, për sa kohë që Bashkimi Evropian heziton në integrimin e rajonit ose ndoshta injoron disa nga ndikimet ekonomike të të tjerëve, këto probleme do të vazhdojnë të ekzistojnë në kontinentin Evropian”, transmeton albinfo.at.
Ambasadori Lulzim Pllana gjithashtu ka vlerësuar Austrinë për mbështetjen e saj politike për Kosovën. “Edhe pse Austria nuk i përkiste NATO-s, ajo megjithatë kishte siguruar paqe dhe qetësi në Ballkan. Austria, sot është një nga partnerët më besnikë të Kosovës”, potencon Lulzim Pllana në fund të editorialit.
E-Diaspora
-
Berlin
Rinia shqiptare në Berlin organizon për herë të parë Albanian Film Festival Të rinj shqiptarë në Berlin, me vetëiniciativë dhe punë vullnetare, kanë sjellë për herë të parë... -
Londër
Lea Ypi prezanton librin “Indignity” në LSE Library -
Siparantum Choir nga Kosova dhe ARTyn Choir nga Lituania në koncert të përbashkët në Pejë -
Berlin
“Defi i Syriganës” ekspozita e Petrit Halilajt sjell artin bashkëkohor me elemente folklorike shqiptare në Berlin -
Kërkohet 13-vjeçari Eduart Arifi në Radolfzell të Gjermanisë
Jeta në Zvicër
-
Zvicra nuk është e detyruar të ndajë rezervat e saj të karburantit me fqinjët e saj evropianë Në rast të mungesës së karburanteve ose karburanteve, Zvicra ka rezerva strategjike. Stoqe që nuk është... -
Ticino nën presion ndërsa blerjet ndërkufitare në Itali rriten -
Kreu i gjigantit zviceran, Migros thotë se imigracioni është çelësi i së ardhmes së industrisë -
St.Gallen
Njihuni me Flamur Ademin, talentin shqiptar që i bashkohet St. Gallen U15 -
Zvicrës po i mbarojnë kombinimet e targave, Parlamenti kërkon lejimin e targave të personalizuara














