Bota
Amerika heq vizat për Poloninë
Duke filluar nga 11 nëntori, polakët mund të shkojnë në SHBA
Duke filluar nga 11 nëntori, polakët mund të shkojnë në SHBA dhe të qëndrojnë për 90 ditë pa pasur nevojë për vizë, njoftoi sot presidenti Andrzej Duda. Pritur me padurim që prej shumë vjetësh nga polakët, kjo masë është prezantuar nga konservatorët në pushtet në Poloni si një rezultat i marrëdhënieve të tyre të mira me administratën Trump.
Duke cituar ambasadoren amerikane në Varshavë, Georgette Mosbacher, Duda theksoi se njoftimi zyrtar i kësaj çështjeje pritet sot në Uashington.
“Falënderoj presidentin e SHBA-së, Donald Trump, i cili kishte premtuar një vit më parë se Polonia do të pranohej në programin e heqjes së vizave para përfundimit të mandatit të tij”, theksoi ai.
Njoftimi u bë në momentin më të mirë për presidentin polak, i cili po përgatitet të rizgjidhet në pranverë për një mandat të dytë.
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Policia e Cyrihut forcon masat kundër kërcënimeve ideologjike Policia e qytetit të Cyrihut po merr masa për të identifikuar dhe parandaluar kërcënimet e motivuara... -
Studimi: Tokat e Evropës janë 70 përqind të mbuluara me pesticide -
Karnavalet zvicerane forcojnë masat e sigurisë nga zjarri pas tragjedisë në Crans-Montana -
Niveli i rrezikut 3: Alarm për stuhi në disa kantone zvicerane -
Ligjet e reja zvicerane që hyjnë në fuqi nga sot











