Bota
Amerika nuk do ta ekstradojë Gulenin
Shtëpia e Bardhë i mohoi pretendimet e Turqisë se presidenti Donald Trump po shqyrton mundësinë e ekstradimit të klerikut mysliman, Fethullah Gulen, që jeton në Shtetet e Bashkuara.
Një zyrtar i lartë i saj theksoi se, gjatë takimit me presidentin turk Erdogan, në samitin ekonomik të G20-s në Buenos Aires, “Trump nuk bëri asnjë premtim të tillë”.
Ministri i Jashtëm turk, Mevlut Çavusoglu pati pohuar më herët në rrjetin televiziv CNBC se, Trump i kishte komunikuar Erdoganit që Uashingtoni është duke punuar për ekstradimin e Gulenit dhe “njerëzve të tjerë”.
Çavusoglu u shpreh madje se ka parë një hetim “të besueshëm” të FBI-së, që tregon sesi organizata gylentinste “FETO” i shmanget pagimit të taksave, transmeton “TCH”.
Erdogan deklaroi javën e kaluar se qeveria e tij do të fillojë të vërë në shënjestër ata që financojnë operacionet e Gulenit jashtë kufijve, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës Mustafa: Osmani s’po e mban anën e Kushtetutës, takimet me diasporën janë të mira, por jo... -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës -
Lir Hajrizi: Pianisti që po tejkalon kufijtë e talentit -
Mërgata do të votojë më 27 dhjetor në përfaqësitë diplomatike, KQZ jep udhëzime për procesin -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Peticion për ndalimin e klasit të parë në trena Krahu rinor i Shoqatës së Transportit dhe Mjedisit po bën thirrje për heqjen e klasit të... -
Shkatërrohet rrjeti kriminal francez/zviceran -
Zvicër: Dallime të mëdha çmimesh në vendpushimet e skive -
FSO: Pabarazi në punësim mes migrantëve dhe vendasve -
Paga mesatare në Gjenevë mbetet mbi mesataren kombëtare zvicerane














