Lajme
Amerikanët e vaksinuar mund ta vizitojnë BE-në këtë verë
Një raport i lëshuar nga Amerika thuhet se ata të cilët janë vaksinuar kundër COVID-19 mund të udhëtojnë në Evropë këtë verë, duke lehtësuar kufizimet ekzistuese të udhëtimit.
Ndërkohë presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, i tha The New York Times se 27 anëtarët e komisionit do të pranonin, pa kushte, të gjithë ata që vaksinohen me vaksina të aprovuara nga Agjencia Evropiane e Barnave të mund të udhtojnë në BE, shkruan Reuters, transmeton Klan Kosova.
Kujtojmë se Agjencia ka miratuar deti tani tri vaksinat që janë duke u përdorur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“Amerikanët me sa shoh përdorin vaksina të miratuara nga Agjencia Evropiane e Barnave”, tha Von der Leyen.
“Kjo do të mundësojë lëvizjen e lirë dhe udhëtimin në Bashkimin Evropian”.
Ajo nuk tha kur udhëtimi mund të rinisë derisa BE-ja ka mbyllur udhëtimet jothelbësore prej më shumë se një vit.
Vendet e Bashkimit Evropian ranë dakord këtë muaj për të lëshuar leje udhëtimi COVID-19 që do të lejonin njerëzit që janë vaksinuar kundër sëmundjes, të shëruarit ose ata që kanë dalë negativ për të udhëtuar më lehtë.
E-Diaspora
-
Diaspora Meeting rikthehet me edicionin e nëntë në Kosovë Adhuruesit e automobilizmit dhe drifting-ut do të mblidhen më 26 korrik në Terminalin Doganor Devolli, ku... -
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26 -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028 -
“Helvetia Gold”: Modeli shqiptar i suksesit në zemër të Cyrihut -
Amerikë
Desarta Rapushaj përfundon me sukses programin prestigjioz Fulbright në “Michigan State University”
Jeta në Zvicër
-
“Luftë” e fortë në Vancouver, mbyllet pa gola pjesa e parë Zvicër-Kolumbi Ka përfunduar në barazim pa gola (0:0) pjesa e parë e përballjes dramatike mes Zvicrës dhe... -
Masat e jashtëzakonshme nga temperaturat në Zvicër, nga kinematë falas te bllokimi i kantiereve -
Zvicra me dyshen shqiptare Xhaka-Jashari nga minuta e parë kundër Kolumbisë! -
Reforma e BE-së për të papunët mund t’i kushtojë Zvicrës qindra miliona franga -
Rrezikohen orët e edukatës fizike













