Lajme

Amerikanët në Zvicër organizojnë “Marshimi për jetët tona”, kundër dhunës me armë

Demonstratë paqësore është planifikuar të mbahet nesër nga ora 13 deri në 15:00 para ndërtesës së Kombeve të Bashkuara në Gjenevë dhe nga ora 14 deri në 17 në Rathausbrucke në Cyrih, transmeton albinfo.ch.

Marshime të ngjashme do të zhvillohen në të njëjtën ditë në gjithë Shtetet e Bashkuara.

“Tragjedia e dhunës me armë në SHBA është aktualisht në lajme dhe ekziston një konsensus i përgjithshëm që armët sulmuese duhet të ndalohen”, thanë organizatorët, duke iu referuar një serie të shtënash masive që ndodhën në Shtetet e Bashkuara së fundmi.