Bota

Amerikani Thaler fiton Çmimin Nobel për Ekonomi

Çmimin Nobel për Ekonomi këtë vit e ka fituar ekonomisti nga SHBA, Richard Thaler, ka bërë të ditur sot Akdemia Mbretërore e Suedisë.

Profesori 72 vjeçar jep mësim në Universitetin e Çikagos dhe ka vepruar, veç tjerash edhe si këshilltar i ish presidentit amerikan,Barack Obama.

Thaler ka treguar se racionaliteti i kufizuar, preferencat sociale dhe një mungesë e vetëpërmbajtjes, ndikojnë në mënyrë sistematike vendimet dhe rezultatet në treg, thuhet në arsyetimin e akademisë që ka ndarë çmimin.

Çmimi Nobel për Ekonomi është i vetmi i cili nuk është parashikuar në terstamentin e Alfred Nobelit. Çmimi të cilin e jep Banka e Suedisë, ndahet nga viti 1968.