Kosova

AN i Prishtinës: Ky është orari i flutrimeve që do të realizohen deri më 8 qershor

Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës ka njoftuar për orarin e fluturimeve dhe drejtimet e tyre deri me datën 8 qershor.

Në një njoftim, Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës ka njoftuar  për kohën dhe drejtimet në të cilat do të fluturojnë aeroplanët nga ky aeroport deri me datën 8 qershor 2020, përcjellë albinfo.

Por, për të gjithë ata që duan të kthehen në Kosovë  luten që të drejtohen në Ambasadën e Kosovës, për të marrë informacionet e duhura.

Ky është njoftimi i plotë:

Të dashur udhëtarë,

Ju njoftojmë se në vijim mund të gjeni fluturimet e planifikuara komerciale në nisje deri më datë 08 Qershor 2020.
Ne, për çdo ndryshim të bërë nga kompanitë ajrore do të bëjmë përditësimin e informacionit dhe do të ju mbajmë të informuar.

03 Qershor 2020
GM6043 Prishtinë – Zurich (ora 09:20)
CHAIR

06 Qershor 2020
EW5713 Prishtinë-Stuttgart (ora 09:10)
EW6611 Prishtinë-Munich (ora 09:45)
EW5705 Prishtinë-Hamburg (ora 19:25)
EW5703 Prishtinë-Dusseldorf (ora 19:30)
EUROWINGS

07 Qershor 2020
EW5703 Prishtinë-Dusseldorf (ora 09:45)
EW5713 Prishtinë-Stuttgart (ora09:50)
EW5709 Prishtinë-Munich (ora 14:10)
EUROWINGS

Vëmendje: për fluturime në kthim ju lusim që të adresoni pyetjet tuaja në Ambasadën e Kosovës në shtetin ku ndodheni, ndërsa për bileta kontaktoni drejtpërdrejt Kompanitë Ajrore dhe Agjencionet.

Për më tej, ju lusim që të keni mirëkuptim dhe për dokumente udhëtimi kontaktoni autoritetet relevante dhe përcillni informacionin e Ambasadave/Zyreve të Huaja në Kosovë në faqet e tyre zyrtare.