Lajme
Anëtarja e PE-së: Të vlerësohet hapi i Kurtit për tarifën, të hiqen vizat
Anëtarja e Parlamentit Evropian, njëherësh kryesuese e Misionit Vëzhgues të Bashkimit Evropian në zgjedhjet parlamentare të 6 tetorit në Kosovë, Viola Von Cramon, e ka vlerësuar hapin e parë të kryeministrit Albin Kurti për heqjen e pjesshme të tarifës.
Ajo përmes një postimi në Twitter, duke publikuar deklaratën e ambasadorit gjerman në Kosovë, Christian Heldt, i cili po ashtu e vlerësoi veprimin e Kurtit, thotë se ky duhet të jetë hap për heqjen e vizave për Kosovën, transmeton Koha.net.
“Një sinjal shumë i rëndësishëm nga Albin Kurti. Kjo duhet të vlerësohet nga Këshilli i Evropës (në veçanti nga Berlini) që përfundimisht të heqë regjimin e vizave për Kosovën”, ka shkruar Cramon në Twitter.
Edhe Heldt, në Twitter ka shkruar se heqja e pjesshme e tarifës mund të çojë në një proces konstruktiv në heqjen e barrierave tregtare dhe lëvizjes së lirë mes Kosovës dhe Serbisë, përcjell Albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Miratohet unanimisht Marrëveshja për Tregti të Lirë të Kosovës me EFTA Me 190 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, Dhoma e Përfaqësuesve e Parlamentit të Zvicrës... -
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës -
Lir Hajrizi: Pianisti që po tejkalon kufijtë e talentit -
Mërgata do të votojë më 27 dhjetor në përfaqësitë diplomatike, KQZ jep udhëzime për procesin
Jeta në Zvicër
-
Swisscom do të heqë plotësisht teknologjinë 3G deri në fund të vitit 2025 Siç ishte njoftuar më parë, operatori Swisscom do të ndërpresë përdorimin e teknologjisë 3G deri në... -
Marketingu i influencerëve në Zvicër: Praktika jo të rregulluara dhe të dëmshme për të rinjtë, paralajmëron FRC -
Zgjedhjet komunale në Vernier konfirmohen nga Këshilli i Shtetit -
Dyqanet në Gjenevë hapen këtë të diel -
Parlamenti i Zvicrës miraton unanimisht marrëveshjen për tregti të lirë të Kosovës me EFTA











