Lajme

Angazhimi politik i të rinjëve në Zvicër po rritet

Ka kohë që angazhimi i të rinjëve në shtetin e Zvicres ishte jo i kënaqshëm. Mirëpo në dy vitet e fundit, vërehet dukshem se ka rritje të numrit që janë të interesuar për politikat e shtetit të tyre ku ata jetojnë dhe veprojnë, përcjell albinfo.ch.

Kështu thuhet në një studim të publikuar nga Komisionin Federal për Fëmijët dhe Rininë.

Të rinjtë nga mosha 12 deri në 27 vjeç u përfshinë në mënyrë aktive në hulumtimin e prezantuar në Bernë, ku morën pjesë edhe SUPSI. Doli se me rritjen e moshës, angazhimi politik tenton të rritet, por ajo që bën diferencën është impulsi fillestar, si dhe inkurajimi i një personi referues.

Vlen të theksohet se të rinjtë me pasaporta zvicerane janë gjithashtu më të përfshirë se të huajt.