Lajme
Angela Merkel, gruaja më e fuqishme në botë për 2019, sipas “Forbes”
“Forbes” ka renditur Angela Merkel-in si gruan më të fuqishme për vitin 2019
Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, u rendit e para në listën e Forbes 2019, ndërsa ndiqet nga kryetarja e Bankës Qendrore Evropiane, Christine Lagarde, nga Franca, dhe kështu lista vazhdon me Kryetaren e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së, Nancy Pelosi, transmeton albinfo.ch.
Vlen të thkesohet se Angela Merkel u vlerësua për qëndrueshmërinë e saj, për qëndrimin përballë Presidentit të SHBA-së, Donald Trump dhe për politikën e saj kundrejt refugjatëve për të hyrë në vend mes krizës së emigrantëve që prej 2015.
Po ashtu, media dhe opinionistët e kanë cilësuar Merkelin si lidere “de fakto” e Bashkimit Evropian, por edhe si udhëheqëse e “botës së lirë”.
Renditja e Forbes për 2019:
-Angela Merkel, Kancelarja gjermane
-Christine Lagarde, drejtuese e Bankës Qendrore Evropiane
-Nancy Pelosi, Kryetare e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së
-Ursula von der Leyen, Presidente e Komisionit Evropian
-Mary Barra, CEO e General Motors
-Melinda Gates, Bashkëkryetare e Bill & Melinda Gates Foundation
-Abigail Johnson, CEO e Fidelity Investments
-Ana Patricia Botín, Kryetare Ekzekutive e Santander Botín
-Ginni Rometty, CEO e IBM Gruaja e parë që drejtoi kompaninë
-Marillyn Hewson, CEO e Lockheed
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë "Nuk kam fjalë kur një jetë njeriu e vlerësojnë me 800 franga". Lejla Halilaj dhe familjarët... -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025 -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali
Jeta në Zvicër
-
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau Në kantonin Aargau, gjithnjë e më shumë qytetarë zviceranë që jetojnë jashtë vendit po shprehin interes... -
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa -
Komuna e Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e tragjedisë -
Valaisi rrit mbështetjen për familjet përballë rritjes së primeve të sigurimit shëndetësor -
Këto ishin makinat elektrike më të njohura në Zvicër në janar











