Lajme
Anglia vendosi të heqë masat e koronës
Kryeministri Johnson ka konfirmuar publikisht lehtësimin dhe i ka bërë thirrje popullsisë që të jetë e kujdesshme: "Kjo pandemi nuk ka mbaruar as përafërsisht"
Anglia do t`i kthehet në një masë të madhe normalitetit, më 19 korrik. Rregullat e distancës dhe detyrimi përmbajtjen e maskave përfundojnë, klubet e natës lejohen të rihapen, nuk do të ketë më kufizime të publikut në aktivitete, shkruan srf.ch.
Ministri i Shëndetësisë Sajid Javid ka thënë në parlament se janë plotësuar kushtet për një gjë të tillë, transmeton albinfo.ch. Pas pak, Kryeministri Boris Johnson ka konfirmuar publikisht lehtësimin dhe i ka bërë thirrje popullsisë që të jetë e kujdesshme: “Kjo pandemi nuk ka mbaruar as përafërsisht”.
Qeveria rekomandon me forcë të vazhdohet mbajtja e maskave në vende të mbushura me prani të madhe të njerëzve si në trafikun publik, ka thënë Johnson. Qeveria po kërkon gjithashtu nga klubet e natës dhe vendet e tjera të verifikojnë statusin e vaksinimit të mysafirëve dhe vizitorëve të tyre duke përdorur teste dixhitale.
Për shkak të përhapjes së variantit delta, numri i infeksioneve të reja ishte rritur përsëri në mënyrë të konsiderueshme, përcjell albinfo.ch.
Por, qeveria nuk pajtohet me shqetësimet e shkencëtarëve. Është për tu pritur që numri i rasteve do të vazhdojë të rritet, por qeveria nuk beson “se numri i infeksioneve do të ushtrojë presion të papërballueshëm në shërbimin shëndetësor”, ka thënë Javid.
Lehtësimi vlen vetëm për pjesën më të madhe të Britanisë, Anglinë. Ndërsa qeveritë rajonale të Uellsit, Skocisë dhe Irlandës së Veriut janë përgjegjëse për politikat e tyre shëndetësore. Në vendet e përmendura do të duhet më shumë kohë derisa të hiqen rregullat e kurorës.
E-Diaspora
-
Një destinacion që quhet Kosovë! Për mërgimtarin, Kosova nuk është thjesht destinacioni i pushimeve. Është adresa ku kthehet zemra, sado larg... -
46-vjeçari nga Kosova del para gjykatës në Zvicër, akuzohet për vrasjen e partneres -
Diaspora Meeting rikthehet me edicionin e nëntë në Kosovë -
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26 -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028
Jeta në Zvicër
-
Studimi zviceran: Pse asnjë lëvizje e trupit nuk është identike me tjetrën Një studim i ri i Universitetit të Friburgut në Zvicër ka zbuluar se kjo ndodh falë... -
Një destinacion që quhet Kosovë! -
Çmimet e shtëpive në Zvicër vazhdojnë të rriten -
Xhaka tregon pse shpërtheu në lot pasi e udhëhoqi Zvicrën drejt historisë -
46-vjeçari nga Kosova del para gjykatës në Zvicër, akuzohet për vrasjen e partneres














