Lajme
Anija “Grand Princess”, me 21 të infektuar bllokohet në brigjet e San Franciscos
21 raste me koronavirus janë konfirmuar brenda anijes Grand Princess, e cila tash e disa ditë po qëndron nën karantinë në brigjet pranë San Franciscos.
Kjo anije është e ngjashme me Diamond Princess, e cila ishte vatër e përhapjes së koronavirusit në Japoni, raporton KOHA.
Zëvendëspresidenti amerikan Mike Pence tha se gjatë fundjavës do të dërgohet një ekip për t’i testuar të gjithë 3.553 udhëtarët dhe ekuipazhin.
Ndërsa në Iran një tjetër deputet ka vdekur, pasi vuante nga simptomat e koronavirusit.
Irani ka raportuar 124 vdekje dhe 4,747 të infektuar. Në Iran shkollat janë mbyllur ndërsa të gjitha ngjarjet sportive dhe kulturore janë anuluar.
Numri i të vdekurve nga epidemia e koronavirusit në Kinë u rrit në 3.072 të shtunën, njoftoi Komisionit Kombëtar i Shëndetësisë.
Autoritetet bënë të ditur se 28 njerëz vdiqën në 24 orët e fundit, ndërsa u zbuluan 99 raste të reja, duke e çuar numrin e përgjithshëm të rasteve të konfirmuara në mbi 80.000.
Të paktën 22.177 persona aktualisht janë nën kujdes mjekësor, kurse numri i pacientëve të liruar ka arritur në 55.404.
Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, virusi ka marrë jetën e rreth 3.500 njerëzve globalisht, ndërsa ka infektuar 100 mijë vetë.
OBSH-ja, e cila shpalli epideminë si një emergjencë ndërkombëtare shëndetësore, së fundmi përditësoi nivelin e rrezikut global në “shumë të lartë”, përcjell Albinfo.ch
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Të paktën gjysma e akullnajave të botës do të zhduken deri në vitin 2100 Edhe zhdukja e një akullnaje të vogël me një kontribut të ulët të shkrirjes së akullnajave... -
Uber: Trendet e përdoruesve zviceranë në vitin 2025 -
Sondazh: Zviceranët duan të paguajnë më pak për shërbimet dixhitale -
Rinovimet në aeroportin e Bazelit, do të operojë vetëm një linjë -
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë?










