Lajme
Ankohen mërgimtarët: 10 orë pritje në kufi, nuk ka as toalete
Shumë kosovarë që jetojnë në Evropë kanë mësyrë vendlindjen për festat e fundvitit. Nisja e tyre drejt Kosovës ka shkaktuar kolona të gjata nëpër kufijtë e shteteve që i përshkojnë gjatë rrugës. Ndër to është kufiri mes Sllovenisë e Kroacisë, ku mijëra qytetarë kanë pritur me orë të tëra për të kaluar tutje.
Të premten, Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës njoftoi se në këtë kufi qytetarët po presin deri në dhjetë orë, ndërsa në kufirin Kroaci-Serbi po duhet të presin edhe pesë orë të tjera, për shkak të fluksit edhe nga kroatët që po kthehen nga Evropa drejt Kroacisë.
“Associated Press” ka folur me qytetarë, të cilët ishin ngujuar duke pritur me orë të tëra, e ndër ta ishte edhe Naser Malili që udhëtonte nga Zvicra drejt Kosovës. Ai ka thënë se e ka kaluar këtë rrugë për 30 vjet dhe kurrë s’ka pasur telashe si tash, përcjell Albinfo.ch.
“Ka dhjetë orë që po presim. S’është normale. Nuk më ka ndodhur kurrë më herët. Kam udhëtuar nëpër këtë rrugë qe 30 vjet dhe s’kam parë kurrë diçka të tillë. Dhjetë orë? Jam me fëmijët këtu, me familjen, të gjithë janë me familje. S’ka as tualete. Nuk po e kuptoj çfarë po bëjnë këtu në kufirin kroat”, ka deklaruar ai.
Pos qytetarëve që kanë mësyrë vendin në rrugët tokësore, të shtunën afro 10 mijë qytetarë janë futur në vend nëpërmjet Aeroportit të Prishtinës. Ardhja e bashkatdhetarëve në fundvit është cilësuar e rëndësishme edhe për ekonominë e dërrmuar nga pandemia, përkatësisht nga masat kufizuese të lëvizjes së njerëzve dhe operimit të bizneseve.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore Ajo i përgjigjet një raporti se pagat më të larta në kompanitë e mëdha të sigurimeve... -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë -
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar -
Fshati Blatten, një vit pas rrëshqitjes së dheut u rihap pjesërisht -
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën?












