Maqedonia

Ankohet diaspora e Strugës

Shumë mërgimtarë qëndrimin në Strugë e përdorin për të nxjerrë pasaporta ose letërnjoftime

Diaspora e Strugës ankohet për periudhën e gjatë dhe siç thonë ata, procedurat e ngadalshme për marrjen pasaportës.

Pas dorëzimit të të gjitha dokumenteve të nevojshme, ka ndodhur që pasaportën ta marrin pas tre ose katër javëve, raporton “Alsat”.

Shumë mërgimtarë qëndrimin në Strugë e përdorin për të nxjerrë pasaporta ose letërnjoftime, përcjell albinfo.ch.

Nga organizata e mërgimtarëve të Strugës, kërkojnë që afati për lëshimin e pasaportave të përshpejtohet.

Në stacionin e policisë në Strugë presin në radhë, për të aplikuar për një pasaportë. Kjo krijon një revoltë të madhe.

“Ja, gati tre javë pres dhe më thonë sot-nesër. Me procedure të shkurtër, apo të rregullt, duhet të presësh. Shumë pritet, dhe këtu janë mërgimtarët, gjithkush pret. Ka rrëmuja të mëdha, nga 500 njerëz presin vazhdimisht”, është shprehur një mërgimtar.

Nga Ministria e Brendshme arsyetohen se shkaku për këtë situatë është rritja e numrit të kërkesave për dokumente personale në këtë periudhë të vitit që duhet të përpunohen.