Muzikë
Annella, këngëtarja shqiptare nga Danimarka, me projekt të ri muzikor
Annella, këngëtare në Danimarkë, me krijimtari të pasur muzikore, e cila jo vetëm që po zë vendin e saj në këtë industri, por edhe po vlerësohet si person i dashur, pozitiv dhe me stil unik në shoqërinë daneze, shkruan albinfo.ch.
Annella është shqiptarja, e cila pa dyshim se është një yll në ngritje e sipër, me një histori frymëzuse të suksesit.
Annella, e cila jeton në Danimarkë, ka publikuar projektin e ri muzikor siç e kishte paralajmëruar në rrjete sociale, “You Make Me Wild”, shkruan albinfo.ch.
Kënga është në gjuhën angleze dhe pritet të jetë një publikim i suksesshëm në tregun muzikor.
Zëri i saj është karizmatik, dhe ndjek një rrymë interesante të trajtimit të këngës. Shumë ekspertë danezë e vlerësojnë ngjyrën e zërit të saj të veçantë dhe unike në tregun muzikor që, sipas tyre, ka shumë pak në fushën e saj.
E-Diaspora
-
Suedi
Aida Birinxhiku vlerësohet ndër figurat më të fuqishme të politikës suedeze Deputetja shqiptare në Parlamentin suedez është renditur nga gazeta Expressen si personi më me ndikim në... -
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës














