Kosova
ANP “Adem Jashari” ka një njoftim të rëndësishë
ANP ‘Adem Jashari’ ka njoftuar se ditëve në vijim nuk kemi asnjë fluturim komercial të planifikuar.
Që nga koha e kufizimeve të fluturimeve në aeroport, janë rreth 12,000 udhëtarë që ANP ‘Adem Jashari ‘ ka shërbyer, dhe nga kjo shifër janë mbi 10,000 udhëtarë në nisje nga Prishtina për destinacionet tjera dhe udhëtarët tjerë në arritje, ku kryesisht janë mërgata jonë, thuhet në njoftimin e Aeroportit Nërkombëtar të Prishtinës, përcjellë albinfo.ch.
Njoftimi i plotë:
Të dashur udhëtarë,
Ju njoftojmë se që nesër me datë 22 Mars 2020, e ditëve në vijim nuk kemi asnjë fluturim komercial të planifikuar!
Që nga koha e kufizimeve të fluturimeve në aeroport, janë rreth 12,000 udhëtarë që ANP ‘Adem Jashari ‘ ka shërbyer, dhe nga kjo shifër janë mbi 10,000 udhëtarë në nisje nga Prishtina për destinacionet tjera dhe udhëtarët tjerë në arritje, ku kryesisht janë mërgata jonë.
Më tej, ju njoftojmë se çdo njoftim të ri do ta bëjmë publik këtu!
Në emër të Menaxhmentit dhe gjithë punonjësve të ANP ‘Adem Jashari’ LKIA, iu urojmë shëndet dhe urojmë që ta kalojmë këtë sfidë bashkërisht!
E-Diaspora
-
Kosovë: Më 6 maj nis regjistrimi i votuesve nga jashtë për votim me postë dhe përfaqësi diplomatike Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se më 6 maj 2026 fillon procesi i... -
Fehim Abazi, kryetar i ri i Komunitetit Musliman Shqiptar të Zvicrës -
Maqedoni: Mjekët e diasporës do të përfshihen në trajtimin e pacientëve përmes telemjekësisë -
Lozanë: Veshjet tradicionale shqiptare, mesazh i fortë për identitetin dhe rininë -
Inovatori i ri shqiptar në Zvicër: Projekti i tij për motor me hidrogjen në garën kombëtare shkencore
Jeta në Zvicër
-
Kolona të gjata në Gotthard për ditën e ngjitjes, SBB shton trena shtesë Gjatë fundjavës së Ditës së Ngjitjes në Zvicër pritet trafik i rënduar në kalimin e Gotthardit,... -
Shoferët e autobusëve përballen me probleme shëndetësore shkaku i kushteve të punës -
Shumica e zviceranëve mbështesin fluturimet dhe kundërshtojnë taksat e reja -
Ndërmerren masa në Valais pas shkeljeve të shumta të privatësisë nga kamerat online -
Kundërshtime ndaj pagës minimale në Vaud përpara votimit të 14 qershorit













