Lajme
Ansambli nacional shqiptar, prezanton traditat përmes valleve në Emirate
Ansambli Nacional Shqiptar nga RMV mbrëmë pati prezantimin e parë në festivalin prestigjioz botëror “Sharjah Heritage Days- Ditët e trashëgimisë së Sharjahit”. Në këtë festival ansambli u ftua për të përfaqësuar vlerat më të mira të traditave tona të prezantuara përmes valleve, andaj paraqitja e parë në skenën madhështore tē festivalit u mirëprit me duartrokitje dhe ovacione, duke i dhënë ritëm dhe adrenalinë spektaklit.
Vallja e ansamblit shqiptar është trajtuar në atë formë që nis me një fabulë dhe kalon natyrshëm në traditën e valles që bartim si komb, plot ndjenja epike mbushur me elemente patriotike, trimërie, fisnikërie dhe nuanca të spikatura të burrërisë e besës shqiptare, shkruajnë mediat shqiptare, transmeton Albinfo.ch.
Artistët që performojnë në festival kanë një synim: paraqitjen sa më dinjitoze dhe përfaqësimin që meritojmë si komb duke manifestuar vlerat më të mira të folklorit që do të përçojnë tek spektatorët traditën, shpirtin dhe ndjesinë që krijon pasuria e shqiptarëve ndër shekuj.
Ardhja e Ansamblit nacional në Emiratet e Bashkuara Arabe, pikërisht në qytetin e Sharjah në festivalin “SHARJAH HARITAGE DAYS” po krijon mundësi njohjesh e bashkëpunimesh të reja mes drejtuesit dhe sektorit ndërkombëtar të ansamblit me organizatorët e këtij festivali të cilët janë të fascionuar me përgatitjen e tonë dhe njëkohësisht po mundëson njohjen e artistëve tanë me historikun e qytetit dhe traditave të Sharjahut dhe Emirateve Arabe në përgjithësi.
Paraqitjet e radhës në sheshet e qyteteve do të krijojnë edhe komunikim më direkt të folklorit tonë me qytetarët dhe kështu artistët dhe spektatorët do bëhen një. Ata kanë çfarë t’i japin njëri-tjetrit gjatë një jave të komunikimeve që kanë qëllim krijimin e urave lidhëse përmes trashëgimisë së kombeve. Artistët do të japin për qytetarët artin e tyre dhe kulturën e bukur shqiptare, kurse qytetarët mbështetjen, dashurinë dhe dashamirsinë që është reflektuar që në natën e parë të prezantimit. Sado që mund të shkruhet, nuk mund të shprehet madhështia e këtij festivali, andaj vetëm ata që gjatë këtyre ditëve në Sharjah ndjekin nga afër ditët dhe netët artistike mund të vlerësojnë dhe të perceptojnë magjinë që sjellë ky festival!
E-Diaspora
-
Një ditë e bukur plot gëzim dhe kujtime të paharrueshme ...një shëtitje me karakter shkollor të nxënësve të disa shkollave shqipe dëshmoi edhe njëherë se organizimet... -
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle -
Dy motrat shqiptare që humbën jetën në aksident ishin nga Zvicra – flet babai i tyre -
Kthehet nga Gjermania, mërgimtari përballet me vjedhje në shtëpinë e tij -
Manifestim kulturor shqiptar në Bavari, nderohet figura e komandantit Bekim Berisha – “Abeja”
Jeta në Zvicër
-
Gjendet kufoma e vogëlushit shqiptar të zhdukur në lumin Reuss Tiani pesëvjeçar bashkë me familjen e tij ishin përfshirë në një aksident në lumin Reuss të... -
Pasojat e të nxehtit në Zvicër -
Vullnetarë të shumtë po ndihmojnë në kërkimin e 5 vjeçarit shqiptar, në lumin Reuss -
Escholzmatt, Lucern: Një grua gjendet e vdekur, i dyshuari është plagosur rëndë -
Fillon fushata e mbledhjes së nënshkrimeve për transport publik falas













