Kosova
Anulohen projektet milionëshe të SHBA-së deri në heqjen e taksës
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë marrë vendim që t’i anulojnë të gjitha projektet e rëndësishme të investimeve të tyre në Kosovë, derisa Qeveria e Kosovës të marrë vendim për anulimin e taksës kundër mallrave të Serbisë.
Ambasadori i SHBA-së në Berlin, Richard Grenell, i cili është edhe i Dërguar Special i Presidentit Trump për dialogun Kosove-Serbi, mësohet se sot ka pasur një komunikim të ashpër dhe të qartë me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, si dhe kryetaren e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, të cilëve ua ka bërë të qartë se SHBA-ja është e gatshme të bëjë investime milionëshe në Kosovë nëse hiqet taksa, përcjell albinfo.ch
“Megjithëkëtë, SHBA-ja do t’i anulojë të gjitha këto projekte deri sa Qeveria nuk i heq taksat dhe nuk heq dorë nga planet për vendosje të reciprocitetit”, ka thënë ky burim për RTK.
Kjo është bërë e qartë edhe në një postim të ambasadorit Grenell në profilin e tij në Twitter, ku thotë se nuk mund të ketë investime amerikane pa heqjen e taksës.
“Taksa duhet të hiqet, në mënyrë që të funksionojnë investimet. Është thelbësore”, ka shkruar Grenell në Twitter.
E-Diaspora
-
Shqiptarë nga e gjithë bota bashkohen në Tiranë, publikohet agjenda e Samitit IV të Diasporës Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka bërë publike agjendën e Samitit IV... -
Pashkët, mesha në gjuhën shqipe bashkoi rreth 2000 besimtarë shqiptarë në Frauenfeld -
Ambasada e Shqipërisë në Bernë uron Pashkët -
Mes artit dhe jetës, mbrëmje përkujtimore për Nasuf Naski Abdixhikun -
Rexhep Rifati u shpall qytetar nderi i Horës së Arbëreshëve
Jeta në Zvicër
-
Mendimet për vetëvrasje tek të rinjtë në Zvicër: Një krizë e heshtur Në Zvicër, mesatarisht dy të rinj kryejnë vetëvrasje çdo javë, duke e bërë këtë një nga... -
Demokracia në Zvicër: Pse disa iniciativa nuk zbatohen plotësisht -
Si adoleshentët e rekrutuar përmes Snapchat vjedhin makina luksoze në Zvicër -
Stadler Rail tërheq ankesën kundër vendimit të SBB për të favorizuar Siemens -
Inteligjenca artificiale ndihmon për të zvogëluar mbeturinat në furrat zvicerane












