Autotech
“Ape” shënon 70-vjetorin
Qindra automjete shumëngjyrëshe u mblodhën në një vend për të festuar 70-vjetorin e Ape, produktin e prodhuesit italian të skuterëve Piaggio.
Ideuar në formën e një blete dhe krahasuar me Vespa, Ape është kamion me tri rrota. Entuziastë nga e gjithë Evropa u mblodhën në Pontedera, shtëpia e Piaggios, për t’u bashkuar në festimet për automjetet e tyre shumë të veçanta.
Prezantuar në vitin 1948, dizajni kishte për qëllim të ndihmonte italianët e pasluftës të arrinin një automjet të lirë për të ndihmuar me transportin komercial. Përfundimisht u krijua një pjesë për të mbuluar shoferin në pjesën e përparme. Ape gjithmonë është konsideruar si simbol i mënyrës së jetesës së fshatrave italiane.
“Si fëmijë kam jetuar në fshat dhe Ape ishte mjeti për të gjithë: punëtorët, artizanët dhe fermerët”, tha Eugenio Leone. E për disa të tjerë, ky mjet është gjithashtu mënyrë për t’u ndier të rinj përsëri.
Me përshtatjet e duhura, Ape mund të bëhet gjithashtu një “shtëpi me rrota”, siç ka dëshmuar Stefan Hirsc me të ashtuquajturin “Ape-Camper” të tij, me të cilin ai ka udhëtuar nëpër Evropë në dhjetë vjetët e fundit. Ape përdoret shpesh në Itali, veçanërisht nga fermerët dhe pronarët e tregjeve.
Përveç zhurmës mbresëlënëse, nëse doni të dukeni të veçantë në qytet, italianët thonë se nuk ka asgjë të ngjashme me Ape.
Të tjera nga Autotech
E-Diaspora
-
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani Është gjetur pa shenja jete trupi i Agim N. me banim në Wels të Austrisë, i... -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit Kjo u njoftua bashkërisht nga kompanitë e ndërtimit dhe sindikatat Unia dhe Syna pas raundit të... -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën -
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor -
Apartamenti më i shtrenjtë në Cyrih, kushton 24,000 CHF në muaj










