Autotech
Aplikacionet mobile të ridizajnuara të Microsoft Office e lexojnë tekstin me zë
Microsofti i ka prezantuar versionet e ridizajnuara të aplikacioneve të veta mobile Outlook, OneDrive, Word, Excel dhe PowerPoint. Ato janë dizajnuar me Microsoft Fluent Design, ndërsa ndryshimet, sipas kompanisë, do të duhej ta ngrinin produktivitetin mobil në një nivel më të lartë, raporton Engadget.
Aplikacionet tani e kanë një dizajn vizual më të qëndrueshëm, i cili i përfshin ikonat e reja të aplikacionit, splash screen, kartela, tipografi etj. Funksioni, si Play My emails, do t’ua mundësojë përdoruesve ta dëgjojnë përmbajtjen nga inboxi i tyre si podcaste, shkruan KOHA Ditore. Read Aloud do ta kryejë funksionin e ngjashëm për aplikacionet Word dhe Office. Gjithashtu mund ta përdorni telefonin për skanim të shpejtë të dokumenteve dhe për tabela për Office, OneDrive dhe aplikacione të tjera.
Microsofti thekson se së shpejti priten edhe versionet e ridizajnuara të aplikacioneve Teams, Yammer dhe Planner. Kompania e ndan pakon e re mobile UI me developerët e jashtëm, kështu që edhe aplikacionet e tjera mund t’i shfrytëzojnë elementet dizajnuese dhe të fokusohen në produktivitet.
E-Diaspora
-
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani Është gjetur pa shenja jete trupi i Agim N. me banim në Wels të Austrisë, i... -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit Kjo u njoftua bashkërisht nga kompanitë e ndërtimit dhe sindikatat Unia dhe Syna pas raundit të... -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën -
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor -
Apartamenti më i shtrenjtë në Cyrih, kushton 24,000 CHF në muaj













