Autotech
Aplikacioni që është shkarkuar mbi 1 miliard herë
“TikTok” është shkarkuar mbi 1 miliard herë në botë, duke lënë pas aplikacionet më të njohura, si Facebook dhe Instagram.
Aplikacioni tre vjeçar ‘TikTok’ është në pronësi të ByteDance të Kinës, duke qenë mjaft popullor. Ky aplikacion është shkarkuar 663 milionë herë në mbarë botën vitin e kaluar. Për krahasim, Facebook u shkarkua 711 milionë herë vitin e kaluar, ndërsa Instagram shënoi 444 milionë shkarkime.
‘TikTok’ ka arritur në 188 milionë instalime të tjera në tremujorin e parë të këtij viti, duke qenë sërish në vend të parë, duke lënë pas çdo aplikacion tjetër të mundshëm, transmeton ‘Scan’.
Megjithatë, “TikTok” ka pasur kritika nga rregullatorët qeveritarë dhe prindërit, për shqetësime të cilat lidhen me të dhënat dhe privatësisë, ose të quajtura ndryshe ‘praktika grabitqare’, përcjell albinfo.ch.
Kryesisht, kritikat kanë në fokus fëmijët, të cilët janë të rrezikuar nga përmbajtjet pornografike që ky aplikacion mbart.
“TikTok” nuk është aplikacioni i parë i mediave sociale që kritikohet përsa i përket shqetësimeve në lidhje me përmbajtjen e tyre, pasi dhe gjigandi i mediave sociale ‘Facebook’, po merr gjithnjë e më shumë masa rreth këtij problemi.
Të ngjashme
Të tjera nga Autotech
E-Diaspora
-
Ora App dhe zgjidhja që po u kursen kompanive qindra franga në muaj në Zvicër Për më shumë se një dekadë, mijëra punëtorë në Zvicër kanë filluar dhe mbaruar punën me... -
Marigona Uka punësohet në Microsoft si Specialiste e Cloud dhe IA -
Finlandë
Rina Januzi, artistja shqiptare nga Kosova që po shkëlqen në Finlandë -
Mbrëmje falënderimi për kontribuesit e manifestimit “Kurora e Lirisë” -
Deputetët e SVP-së, me mocion rreth xhamisë së planifikuar shqiptare në St.Gallen
Jeta në Zvicër
-
Policia e Vaudit intensifikon kontrollet ndaj automjeteve me zhurmë të tepërt Policia kantonale e Vaudit në Zvicër po shton aksionet kundër automjeteve që shkaktojnë zhurmë të tepërt,... -
Deputetët e SVP-së, me mocion rreth xhamisë së planifikuar shqiptare në St.Gallen -
Gjithnjë e më shumë zviceranë po mbajnë pula në shtëpitë e tyre -
Pse martesa me një zviceran nuk garanton shtetësinë -
Qeveria zvicerane do të forcojë sigurinë në rrugët më të rrezikshme














