Autotech
Aplikacioni që ju paralajmëron se jeni afër personave që kanë borxhe
Ky program synon që të shtyjë personat që të paguajnë borxhet e tyre, sepse në Kinë, është edhe në traditë, që të mos kesh borxhe
Kina me anë të një aplikacioni po mundëson që të tregojë se cilët persona janë në borxhe apo “deadbeat”.
Gjykata e Lartë Popullore e Hebei ka nisur një program të ri në “WeChat”, ku lejon përdoruesit që të shohin nëse një borxhli, që është në listën e zezë të kreditit është afër 500 metra nga vendndodhja e tyre, kanë raportuar mediat kineze.
I ashtuquajturi “Harta e Deadbeat” paralajmëron kur një borxhli është pranë tyre dhe përgjimi i programit do të zbulojë informacionin personal të debitorit, duke përfshirë emrin, numrin kombëtar të identifikimit dhe mënyrën se si ata hynë në listën e zezë, përcjell albinfo.ch.
Ky program synon që të shtyjë personat që të paguajnë borxhet e tyre, sepse në Kinë, është edhe në traditë, që të mos kesh borxhe, derisa synohet që më shumë të kursehet sesa të shpenzohet.
Gjithashtu me anë të këtij programi synohet që të ketë më shumë besueshmëri ndërmjet njerëzve, ku ata që mund t’i shlyejnë borxhet, do të jenë në pozitë të palakueshme.
Kjo nuk është një risi në Kinë, sepse personat që nuk i paguajnë borxhet në bankë, fytyra e tyre me informacione të tjera del në billborde dhe televizionin gjatë festës kombëtares.
Të ngjashme
Të tjera nga Autotech
E-Diaspora
-
Mërgimtari humb jetën në vendin e punës, në Maltë Bari Balla, është 51-vjeçari shqiptar, i cili humbi jetën në vendin e punës në Maltë. Shqiptari...
-
Kurti dhe Rozeta Hajdari vizituan Panairin e “Hannover Messe 2024”
-
Lea Ypi, “një yll i ri i fiksuar në qiellin filozofik”
-
Mërgimtari nga Suhareka vdes në një aksident tragjik në Itali
-
Koncert në Cyrih nga dy artiste shqiptare, Agona Shporta dhe Tringa Sadiku
Jeta në Zvicër
-
Pse 1 maji nuk është festë publike kudo në Zvicër? Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve përkujtohet më 1 maj. Por, vetëm disa pjesë të Zvicrës e festojnë...
-
Zvicër: Dy trena janë bllokuar në tunelin midis dy stacioneve
-
Zvicër: Ndërrimi i motit shqetëson bletarët
-
Bankat zvicerane kërkojnë më pak staf
-
Thun dëshiron të ulë taksat