Autotech
Apple arrin vlerën prej një trilion dollarë
Apple është kompania e parë publike në SHBA që ka arritur vlerën prej një trilion dollarësh në tregun e aksioneve. Kjo arritje është nxitur nga produkti iPhone, i cili është jashtëzakonisht popullor.
Kompania Apple, që u themelua më 1976 nga Steve Jobs, ka rritur vlerën e aksioneve prej 207,05 dollarë më 2 gusht, duke bërë të mundur që vlera e kësaj kompanie të kap shifrën e trilionit.
Bashkëthemeluesi i kësaj kompanie, Steve Jobs kishte lënë Apple në mesin e viteve të 80-ta.
Kjo kompani kishte pasur rënie në tregun e aksioneve gjatë kësaj kohe. Pasi Jobs u rikthye në kompani, Apple filloi të fokusohet në kompjuterë dhe më 2007, kjo kompani lansoi iPhone, i cili u bë lider në industrinë e telefonave të mençur, përcjell albinfo.ch.
Një vit para se të lansohej iPhone, Apple kishte rreth 20 milionë dollarë shitje në vit, ndërkaq profiti në total ishte nën 2 miliardë dollarë. Më 2017, kjo kompani kishte shitje prej 229 miliardë dollarësh.
Jobs vdiq më 2011 dhe ai u zëvendësua në postin e drejtorit ekzekutiv nga Tim Cook.
E-Diaspora
-
Çeki
Koncert i muzikës shqiptare në Ústí nad Labem Ambasada e Kosovës në Pragë sjell një mbrëmje artistike në kuadër të Muajit të Gjuhës dhe... -
Thun
Shqiptarët udhëheqin Thunin drejt titullit historik -
Itali
Aksident fatal për 10-vjeçarin shqiptar në Itali -
Rita Ora ndez skenën e “The Masked Singer” -
Shfaqet në Bernë filmi “Përrallë nga e kaluara”
Jeta në Zvicër
-
Nga pagat te kamerat e shpejtësisë: Për çfarë do të votojnë kantonet zvicerane këtë të diel Përveç referendumeve federale, votuesit në disa kantone zvicerane do të japin mendimin e tyre edhe për... -
Thun
Shqiptarët udhëheqin Thunin drejt titullit historik -
Berna do të ketë klasa dygjuhëshe në të gjitha komunat -
SWISS planifikon fluturim special për riatdhesimin nga Omani në Cyrih -
Policia zvicerane duhet të zbulojë kombësinë e shkelësve














