Shkurt.ch
Apple nga vendi i tetë në të dytin
Coca-Cola vazhdon të jetë brendi më i vlefshëm botëror. Pasojnë Apple dhe IBM
Firmat ose “markat” që kanë shënuar vitin 2012 janë afërsisht ato që kanë qenë viteve të fundit. Coca-Cola, Apple dhe IBM zënë tri vendet e para në listën prej 100 “brand”-eve më të vlefshme, që përpilon agjencia Interbrand çdo vit. Me një ndryshim se Apple ka ngritur vlerën nga vendi i tetë që kishte vitin e kaluar në vendin e dytë.
Me vlerën prej 76 milionë dollarëve, gjiganti i kompjuterëve i është afruar shumë Coca-Cola-s legjendare, e cila vlerësohet me 78 miliardë dollarë.
Vlera e Apple-s është rritur për 129 % brenda një viti!
Por befasi në ranglistën e këtij viti ka përgatitur kompania e njohur për prodhimin e pelenave “pampers”, e cila ka zënë vendin e 34-t. Kur dihet se ajo sivjet gjendet për herë të parë në listën prej 100 firmave më me peshë në botë, është ky një kërcim i madh. Sidoqoftë, pampersat e kanë lënë shumë mbrapa firmën shumë të njohur të viteve të fundit, platformën e medieve sociale facebook.
Kjo e fundit duhet të kënaqet me vendin e 69-të. Vlera e kompanisë Pampers është 11.3 miliardë dollarë.
Për herë të parë në vitet e fundit, në mesin e 100 firmave mungon banka e madhe zvicerane UBS dhe kompania e sigurimeve Zürich.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Spiropali viziton katedrën e Albanologjisë në Munih Sipas saj, kjo katedër ka qenë dhe mbetet një pikë referimi për studimin e gjuhës, historisë... -
Ylli Rita Ora, pjesë e himnit zyrtar të “Open Masters Games Abu Dhabi -
Magazina albinfo.ch pranë lexuesit – edhe mbi re, me Chair Airlines -
Itali
Vritet një 25-vjeçar shqiptar në Itali, dyshohet për konflikt në klub nate -
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Pavarësisë së Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Llogaritja: Sa do të paguani sipas reformës së propozuar tatimore? Një kalkulator i publikuar nga RTS ilustron efektet e mundshme... -
Transmetuesi publik do të fillojë të zbulojë kombësinë e shkelësve -
30 deputetë zviceranë kërkojnë drejtësi për ish-krerët e UÇK-së në Hagë -
Zurich Pride 2026: Ndryshime të festivalit dhe biletave të hyrjes shkaktojnë polemika -
Gjithnjë e më shumë gra në Zvicër zgjedhin të ngrijnë vezët e tyre













