Lajme
Apple prezanton kufjet e veçanta, mund të përdoren për të parë filma
Të hënën, gjatë konferencës së zhvilluesve, Apple prezantoi kufjet për realitetin miks, Vision Pro. Kufjet, që do të kushtojë 3.499 dollarë, është pajisja e parë e re me peshë, pas Apple Watch në vitin 2014.
Vision Pro do t’u japin përdoruesve mundësi t’i shohin aplikacionet në një tjetër mënyrë, në hapësirat që i rrethojnë. Përdoruesit mund të përdorin sytë dhe duart për të lundruar mes aplikacioneve dhe të bëjnë kërkime me zë.
Kufjet mund të përdoren për të parë filma, edhe në 3-D, me audio hapësinore, të shohin fotot apo videot apo të luajnë videolojëra.
Kufjet do të kushtojnë 3.499 dollarë dhe do të dalin në shitje vitin tjetër.
Falë funksionit të quajtur EyeSight, mund të bëhen transparente ose të errëta, për t’u treguar njerëzve aty pranë nëse janë përfshirë në një përvojë apo janë të gatshëm për të ndërvepruar.
Kufjet përdorin audio hapësinore për të krijuar ndjesinë që përdoruesi është plotësisht i zhytur në përvojë, duke treguar edhe objekte të tjera në dhomë.
Vision Pro mund të krijojë edhe një avatar real të përdoruesit.
Kufjet u përshtaten formave dhe përmasave të ndryshme të fytyrës, falë pjesëve të rregullueshme dhe të këmbyeshme.
Këtu janë disa imazhe nga prezantimi i kufjeve të Apple që tregojnë se si funksionojnë:
Ja si shfaqen kufjet kur përdoruesi është i gatshëm të ndërveprojë me të tjerët në dhomë.
Aplikacionet shfaqen përpara përdoruesit, që mund të shohë rreth e qark dhe të bëjë lëvizje për të lundruar./reuters
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Shoqata ‘Iliria München’ shënon 25-vjetorin me muzikë dhe traditë Festë jubilarie në Mynih: Kënga dhe vallja shqiptare lidhin brezat... -
Hektor Krasniqi, futbollisti që la Austrinë për të ndërtuar ëndrrën e tij në Kosovë -
Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin për Diasporën -
Qendra e Botimeve për Diasporën uron Ditën Kombëtare të Diasporës dhe Ditën Ndërkombëtare të Migracionit -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike
Jeta në Zvicër
-
Teknologjia zvicerane që po ndryshon trajtimin e tumoreve Radioterapia inovative zvicerane për trajtim të saktë të tumoreve... -
Ferma më e lartë e erës në Evropë ndodhet në Zvicër -
Kaosi i Krishtlindjeve në aeroportet zvicerane: Si të udhetoni pa stres -
Mungesë e vaksinës kundër gripit në Zvicër për shkak të kërkesës së lartë -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike











