Lajme
“Apropos Kosovo”, 12 rrëfime gjermane për Kosovën
12 studenë të gazetarisë, 12 tregimet që i kanë gjetur në Kosovë i kanë përmbledhur dhe botuar në revistën online “Apropos Kosovo”
Të gjenden rrëfime interesante në një vend për të cilin shumica në Gjermani nuk dinë asgjë më shumë se fjalët: Ish Jugosllavi dhe Luftë. Kjo detyrë u është dhënë 12 gazetarëve të shkollës së reportazheve të Zeitenspiegel, Günter Dahl.
Ata, në kuadrin e trajnimit të tyre njëvjeçar kishin marrë në prill të këtij viti me tre automobila rrugën për në Kosovë. Tregimet që i kanë gjetur atje, 12 sosh, i kanë përmbledhur dhe botuar në revistën online “Apropos Kosovo”.
Në faqen “reportreisen.com” gjenden 12 reportazhet, të cilat bëjnë fjalë, veç tjerash për një moderatore të guximshme televizive, për skandalet nga politika dhe ekonomia si dhe për dasmën e një çifti të ri që flet për qasjen e tyre ndaj modernes dhe traditës.
Kryeredaktorë të projektit janë Christina Schmidt dhe Andres Ebergard, të dy studentë të gjeneratës aktuale të shkollës së përmendur.
“Kosova për ne sot është mikpritësja e madhe e cila na u gjet gjatë kërkimit për një shtrat”. Kështu i rrumbullakojnë përshtypjet e tyre Schmidt dhe Eberhard dhe vazhdojnë: “Kosova është kafeja e cila edhe në kafenenë më të keqe të shijon si të ishte përgatitur nga baristi italian. Kosova është pyetja “A je nga Gjermania?” – shumë veta këtu kanë një lidhje me këtë vend, ku kanë jetuar vetë ose u jetojnë akoma familjarë”.
http://www.reporterreisen.com/apropos-kosovo/index.html
http://www.reporterreisen.com/apropos-kosovo/editorial.html
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Sabahet Meta: “Kino Kosova” është një hapësirë dialogu përmes filmit "Synimi ka qenë krijimi i një hapësire të qëndrueshme për promovimin e filmit kosovar dhe shqiptar,... -
“Kino Kosova” hapi dyert me sallat plot dhe rrëfime që sollën Kosovën në ekran -
“Pse jemi të ndarë?” – Një thirrje e fuqishme për vetëdijesim -
Premierë botërore për filmin “Dua” në Festivalin e Kanës, moment krenarie për kinemanë kosovare -
Dua Lipa publikon albumin dhe filmin koncertal “Live From Mexico”
Jeta në Zvicër
-
Kushte dimërore në Graubünden: Aksidente dhe bllokime trafiku Një motoçiklist u lëndua në një aksident në rrugën e mbuluar me borë të Qafës Bernina... -
Rrufeja godet aeroplanin Helvetic – Anulohet fluturimi -
Gjykata Federale: Lidhjet romantike midis gjyqtarëve, “të papërshtatshme” -
Ja sa para po shpenzohen në fushatat rreth nismës “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Është rinovuar para afatit pista kryesore e Aeroportit të Bazelit













