Kultura

Arabia Saudite lejon kinematë

Ndalimi, që zgjati më shumë se tri dekada, do të përfundojë nga fillimi i vitit 2018

Arabia Saudite ka njoftuar se do të heqë ndalimin e kinemave.

Ndalimi, që zgjati më shumë se tri dekada, do të përfundojë nga fillimi i vitit 2018, ka njoftuar ministri i Kulturës në Arabinë Saudite. Ai ka bërë të ditur se kinematë do të hapen nga muaji mars.

Lëvizja është pjesë e “Vizionit 2030” të Princit Mohammed bin Salman, për reformë në shoqëri e ekonomi.

Mbretëria myslimane kishte ndalur kinematë që nga vitet e 70-a.

“Ky vendim bën hap të madh në zhvillimin e ekonomisë kulturore në Mbretëri”, ka thënë ministri Awwad Alawwad, transmeton Albinfo.ch.