Lajme

Arabia Saudite tregon se kush mund ta vizitojë Mekën gjatë Ramazanit

Autoritetet në Arabinë Saudite ka thënë se vetëm njerëzit që janë vaksinuar kundër COVID-19 ose kanë pasur virusin, do të jenë në gjendje të bëjnë pelegrinazhin e umres gjatë Ramazanit, që fillon këtë muaj, njoftojnë mediat e huaja.

Ministria e haxhit dhe umres ka thënë se tre kategori njerëzish do të konsiderohen “të imunizuar”, ata që kanë pasur dy doza të vaksinës, ata që kanë pasur një dozë të vetme më shumë se dy javë më parë ose njerëz që kanë pasur koronavirusin më herët.