Futboll

Arbër Zeneli rikthehet me gol në fushë

Arbër Zeneli është rikthyer në fushë me gol.

Ylli kosovar ka shënuar për klubin e tij, Reims, në ndeshjen miqësore që po zhvillohet ndaj Troyes.

Zeneli shfrytëzoi mjaft mirë gabimin e mbrojtjes dhe mashtroi portierin, për epërsinë e Reims.

Kjo është ndeshja e parë e lojtarit mitrovicas me ekipin senior që nga lëndimi ndaj Malit të Zi në qershor të vitit të kaluar, shkruajnë mediat kosovare, përcjell albinfo.ch.