Kosova
ARD për Kullën shqiptare: strehë banimi, kështjellë mbrojtjeje dhe hotel
"Kullat janë pirgje tradicionale banimi, të ngritura në mes viteve 1750 dhe 1910 para së gjithash në perëndim dhe në jug të Kosovës ashtu si dhe në veri të Shqipërisë. Këto ndërtesa shqiptare të banimit janë më tipike për Kosovën se çdo tip tjetër ndërtimi"
Transmetuesi publik gjerman ARD në radion dhe në portalin e vet ka emetuar një emision interesant lidhur me kullat e Kosovës, gjegjësisht të Junikut. Në një përshkrim realist, autorja e emisionit “Për kullat dhe manastiret” përshkruan pamjen e mjë kulle, funksionet e saj gjatë historisë, simbolikën etj.
“Kullat janë pirgje tradicionale banimi, të ngritura në mes viteve 1750 dhe 1910 para së gjithash në perëndim dhe në jug të Kosovës ashtu si dhe në veri të Shqipërisë. Këto ndërtesa shqiptare të banimit janë më tipike për Kosovën se çdo tip tjetër ndërtimi. Ato i gjejmë në Pejë, Gjakovë ose në Junik, një vendbanim i vogël në trekufirin Kosovë-Shqipëri – Mal i Zi”, thuhet në artikullin shoqërues të emisionit, transmeton albinfo.ch.
Kullat mund të kenë pamje që ndryshon nga njëra tjetra dhe disa ngjajnë më shumë me shtëpi fshati. Por, sipas rregullit, kullat kanë tre kate. Poshtë, në katin përdhes janë shtallat dhe depotë, në katin e parë është kuzhina dhe dhomat e fjetjes (çilerët) ndërsa në katin e sipërm, dhomat speciale (oda) ku zhvillohej jeta e familjeve të mëdha dhe ku merreshin vendime të rëndësishme për komunitetin ose bëheshin edhe pajtimet e gjaqeve. Muret e forta, dyert prej druri masiv si dhe kulmet e rrafshta, të mbuluara me tjegulla, janë po ashtu tipike për kullat.
Por kulla, në gjuhën shqipe ka edhe kuptimin e një pirgu ose pirg mbrojtjeje dhe ka shërbyer si vend strehimi për qëndrim të përkohshëm , për shembull, të njerëzve të kërcënuar nga gjakmarrja, transmeton albinfo.ch. Dritaret e vogla (frengjitë) janë përdorur edhe si vende për qitje me armë dhe në këtë kuptim, kulla ka qenë po ashtu edhe një kështjellë për mbrojtje.
Gjatë viteve 1998/1999 shumë kulla janë shkatërruar nga ushtarët dhe paramilatarët serbë dhe sot shumë nga këto ndërtesa historike po shkatërrohen.
Me financim të Agjencisë Evropiane për Rindërtim, Ministrisë së Kulturës të Kosovës dhe me para private, disa nga kullat janë rindërtuar dhe ato mund edhe të vizitohen. Një e tillë është Kulla e Osdautajve në Isniq ose Kulla e familjes Hoxha në Junik.
Në regjion më parë kanë ekzistuar rreth 350 kulla. Në konfliktet e përgjakshme të viteve të nëntëdhjeta ishin shkatërruar pothuaj të gjitha, pasi që Juniku në vitin 1998 ishte në qendër të luftimeve, në mes të UÇK-së nga njëra anë dhe njësive speciale serbe, policëve të regjimit nacionalist të Millosheviqit nga ana tjetër. Një konflikt i cili e bën edhe sot e gjithë ditën, shumë të vështirë bashkëjetesën në mes të serbëve dhe shqiptarëve në Kosovë.
Në stemën e qytetit të Junikut është vendosur një kullë ndërsa edhe zyra regjionale e turizmit është vendosur po ashtu në një kullë.
Gurë kuadratë ngjyrë hiri, qilima të endur shumëngjyrësh prej leshi dhe mure moderne madhështore prej xhami e karakterizojnë atmosferën e kullës, e cila është rinovuar me material vendor dhe me para të BE-së, shkruan ard.de dhe përcjell albinfo.ch . Sot, qyteti (Juniku) mbështetet veç tjerash në turizëm. Në kodrat e afërta mund të ushtrohet ngjitja, skitaria ose çiklizimi. Ndërsa në një kullë mund edhe të kalohet nata. 15 euro kushton bujtja në të.
Në emision përmendet edhe Manastiri i Deçanit, i cili, “për shkak se Kisha Ortodokse Serbe nbuk e njeh pavarësinë e Kosovës, vazhdon të jetë nën mbrojtjen e KFOR-it. Por kjo nuk i pengon murgjët e atjeshëm të mirëpresin turistët “.
E-Diaspora
-
Kurti në Cyrih: Mërgata nuk është rezervë emocionale, por forcë zhvillimi dhe shtyllë e shtetit Kurti sonte në Cyrih: “Nga ndjenja kombëtare te vetëdija shtetërore – diaspora si partner i Kosovës”... -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Dega e LDK-së në Austri kandidon Besart Berishën për deputet të Parlamentit të Kosovës -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan
Jeta në Zvicër
-
Ministri Pfister: “30 avionë nuk janë të mjaftueshëm në planin afatgjatë” "Do të ishin të mjaftueshëm vetëm për vendosje afatshkurtra, por jo për mbrojtje të qëndrueshme"... -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Përleshje në mes të shqiptarëve në Romanshorn, shtatë të plagosur -
Rrjedhje klori në pishinë në Etoy, Vaud – 3 të shtruar në spital me helmim -
Vaud: Sindikatat, të pakënaqura me lëshimet e bëra nga qeveria













