Lajme
Ardhja e bashkatdhetarëve për festat e fundvitit, kolona te Dheu i Bardhë dhe në Merdar
Ardhja e bashkatdhetarëve për fundvit në Kosovë ka bërë që të krijohen kolona të gjata në disa pika kufitare, shkruan albinfo.ch.
Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, te pika kufitare Dheu i Bardhë janë krijuar kolona për të hyrë në vend, e cila është e gjatë nga 80-90 metra dhe pritja është 50-60 minuta, ndërsa në pikën kufitare Merdar kjo kolonë është deri në 40 metra dhe pritja është 15-20 minuta.
Edhe në pikën tjetër kufitare në Muçibabë pritjet për të hyrë në Kosovë janë nga 15-20 minuta në hyrje.
Ndryshe, dy pikat kufitare Jarinje dhe Bërnjak aktualisht janë të mbyllura për kalim, kjo për shkak të situatës së krijuar në veri të Kosovës.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Bizneset nga diaspora vizitojnë “Shtëpinë e Kosovës” Pas eventit të mbajtur dje në Prishtinë ku u bashkuan rreth 350 biznese nga diaspora dhe...
-
Shqiptari diplomon në Columbia University në Nju Jork
-
Bernë: Promovohet libri “Gazmend Zajmi – Një jetë për Kosovën” me autor Nuhi Bytyçi
-
Tenori Ramë Lahaj në Toronto, me rastin e 25-vjetorit të ardhjes së refugjatëve nga Kosova në Kanada
-
Regjistrimi i popullsisë: Diaspora mund të regjistrohet online deri më 31 gusht
Jeta në Zvicër
-
Bllokime të reja trafiku përpara tunelit Gotthard Trafiku është bllokuar sërish këtë të diel në autostradën A2, përballë tunelit të rrugës Gotthard. Rreth...
-
Zvicra vendosi të ndajë të dhënat e pasagjerëve të fluturimit me policinë
-
4% e shoferëve në Zvicër drejtojnë makinën nën ndikimin e alkoolit
-
Përmbledhje e lajmeve nga Zvicra për të cilat duhet të dini këtë javë
-
Në cilat punë në Zvicër punëtorët e huaj fitojnë më shumë se zviceranët?