Kultura
Ardian Bujupi shkëlqen dhe siguron gjysmëfinalen
Juria ka vlerësuar në mënyrë të veçantë Ardianin, duke përforcuar që në fillim bindjen e publikut se ai është favoriti i mbrëmjes
Ardian Bujupi, me zërin dhe gjithë paraqitjen e tij fenomenale, ka bindur jo vetëm jurinë treanëtarëshe të shout “DSDS” por edhe publikun e gjerë, i cili i ka dhënë atij votat e mjaftueshme për të kaluar në gjysmëfinalen e shout.
Këngëtari shqiptar nga Heidelbergu u Gjermanisë ka zënë kështu vend në mesin e tre këngëtarëve që të shtunën e ardhshme, më 30 prill, do të kenë edhe një sprovë të madhe, atë të kualifikimit për finale.
Krahas Ardian Bujupit, (19 vjeç), në treshen ngadhënjyese janë zgjedhur edhe Sarah Engels (18) dhe Pietro Lombardi (18). Ndërsa mjekut 26 vjeçar nga Austria, Marco Angelini nuk i kanë mjaftuar votat e publikut për të vazhduar më tutje.
Juria ka vlerësuar kësaj radhe në mënyrë të veçantë Ardianin, duke përforcuar që në fillim bindjen e publikut se ai është favoriti i mbrëmjes.
Ai është dalluar me shumanshmërinë e tij, duke interpretuar këngë që u takojnë zhanreve shumë të ndryshme mes vete. Këngët e kënduara nga Ardiani ishin: “Here Without You” nga 3 Doors Down; “Sex Machine” nga James Brown dhe Fairytale” nga Alexander Rybak.
Me të tri këngët ai ka merituar duartrokitjet e publikut dhe entuziazmin e së paku dy anëtarëve të jurisë; Patrick Nuo dhe Fernanda Brandao. Ndërsa veterani i pop-it gjerman Dieter Bohlen ka qenë paksa më i rezervuar, por megjithatë ka pranuar cilësitë e Bujupit.
Të shtunën që vjen, më 30 prill, Ardiaan Bujupi me dy këngëtarët tjerë do të takohen sërish në skenë. Cili/cila do të mungojë javën pasuese (më 7 maj), në finale, mbetet të shihet.
E-Diaspora
-
Shqipëri: A do të mundësohet vota e emigrantëve në zgjedhjet 2025? Kryekomisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, në Shqipëri Ilirjan Celibashi deklaroi sot se vota e emigrantëve mund të...
-
Sot fillon në Cyrih Festivali i Filmit “Kino Kosova”
-
Vjenë
Vjenë: Kori Siparantum, edhe me një paraqitje në skenën prestigjioze
-
Gjenevë
Gjenevë: Ramë Dardania sjell ekspozitë më 14 qershor
-
Mentor Latifi është emëruar ambasador i ri i Kosovës në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Bashkëpunimi Zvicër-Kosovë, diskutojnë Rafuna e Fetahi Kryetari i Odës Ekonlmike të Kosovës Lulzim Rafuna u takua me Fehmi Fetahi, pronar i kompanisë...
-
Pritet trafik i rënduar gjatë majit në Zvicër
-
OECD: Aktiviteti i ngadaltë ekonomik ngadalëson rritjen në Zvicër
-
Rritje e investimeve të huaja në Zvicër gjatë vitit 2023
-
Qeveria zvicerane synon ekuilibër më të mirë gjinor në administratën federale