Integrimi
Arditi mahnit gjermanët me vallëzimin e tij akrobatik
Krahas Arditit, në gjysmëfinalen e spektaklit "Go to dance" shkon edhe vallëzuesi shqiptar nga Zvicra, Fatlum Musliji
Airditi, (emri artistik i Ardit Gjikajt) 30 vjeçari nga Dyseldorfi, me vallëzimin e tij të jashtëzakonshëm ka entuziazmuar mbrëmjen e të enjtes publikun dhe jurinë në spektaklin “Go to Dance” që shfaqet në Prosieben dhe në Sat1.
Paraqitja e tij dhe e partnerit të tij në vallëzim, Benit nga Wupertali me pika breakdance dhe akrobatike ka qenë aq bindëse sa që anëtarët e jurisë njëzëri e kanë kaluar për në gjysmëfinale.
“Ishte aq e fortë, me aq kreativitet”, tha i entuziazmuar anëtari i jurisë, këngëtari i Take That Howard Donald.
Arditi ka ardhur si 13 vjeçar nga Shqipëria në Gjermani ku dhe ka zbuluar pasionin e tij për vallëzimin. Si ish kick-boksier i suksesshëm, ai ka fituar një numër çmimesh në gara kombëtare dhe ndërkombëtare.
Partneri i tij në këtë garë, Beni, thotë: “Për mua secilën herë është mahnitëse. Si po e bën ai këtë që po e bën? A është kjo fare e mundur?” Dhe, mbrëmë pati rastin edhe publiku të shihte se si Arditi për disa çaste “nxjerr nga funksioni” fuqinë e gravitetit.
Anëtarja e jurisë, koreografja Nikeata Thompson, e entuziazmuar në kulm nga dueti, shprehu dëshirën të mësonte nga ata: “A mund të mi mësoni këto lëvizje”, i ka pyetur ajo dy të rinjtë. Dhe, ata nuk përtuan. I treguan koreografes së suksesshme disa hapa të koreografisë se tyre.
Tashti, dueti duhet të dëshmohet edhe në gjysmëfinale, që nuk është aspak sfidë e lehtë. Atje i presin edhe gjysmëfinalistë tjerë po kaq të shkathtë e të talentuar që kanë bindur jurinë dhe publikun. Në mesin e tyre është edhe Fatlum Musliji nga Zvicra me lëvizjet e tij prej roboti. Anëtarj e jurisë, koreografja Nikeata ka lavdëruar Fatlumin të hënën duke i thënë “Për ua ke qenë thjeshtë i freskët dhe inovativ”.
E-Diaspora
-
Stockholm
Grupi i valleve “Tradita” sonte përfaqëson kulturën shqiptare në Stockholm “Tradita” ngjitet në skenën e Stockholm-it me valle shqiptare... -
Suedi
Suedi promovohet libri “Shqipëria, Orienti i Europës” i Sven Aurén -
Winterthur
Ansambli “Trojet” prezantohet sonte me valle shqiptare në festivalin ndërkulturor në Winterthur -
Berlin
Festivali i Filmit Shqiptar po prezantohet në Berlin me 20 filma -
Kroaci
Mbrëmje e veçantë artistike në Zagreb për diasporën shqiptare
Jeta në Zvicër
-
Zvicër
Zvicër: Hapet ekspozita e artistes shqiptare Dorina Ukgjini Zvicër: Hapet ekspozita “Kunst in Spreitenbach”, prezantohet edhe artistja shqiptare Dorina Ukgjini... -
Rritet numri i punëtorëve ndërkufitarë në Zvicra, arrin në 413 mijë -
Përse ishte pezulluar procedura penale ndaj Klinikës së Zemrës në Cyrih -
Sukses i madh për Riola Xhemailin: Kampione e Holandës me PSV Eindhoven -
Burgdorf: Vdes një person i goditur nga treni, policia arreston disa të dyshuar














