Bota
Ari me çmim rekord
Çmimi për këtë metal me vlerë ka arritur nivelin më të lartë të të gjtiha kohërave. Arsyeja kryesore konsiderohet shqetësimi prej rënies ekonomike për shkak të pandemisë Corona
Mëngjesin e së hënës (sot) çmimi për një ons ari (31,1 gram) arriti deri në 1944,71 dollarë. Me këtë vlerë ari e tejkaloi çmim rekord të shtatorit 2011, kur një ons kushtonte 1921 dollarë. Së fundi kursi i arit ka pasur luhatje, por gjithmonë në nivelin e rreth 1,5 përqind duke arritur deri në shumën e 1932 dollarëve.
Kësisoj vlera e arit aktualisht shënon një rritje me mbi 25 përqind. Veçanërisht e fuqishme ka qenë rritja e çmimit të arit që nga mesi i qershorit, raporton DW.
Në fillim të luhatjeve në tregjet e financave për shkak të pandemisë Corona ari madje pati edhe humbje të vlerës, ndonëse është metali i çmuar që konsideorhet si monedha e krizës. Në mes të marsit pati rënie, kur një kallëp kushtoi në bursë edhe deri më pak se 1500 dollarë, përcjell albinfo.ch.
Krahas shqetësimit për përmasat e recesionit si pasojë e pandemisë ka edhe arsye të tjera për rritjen e vlerës së arit. Ndër këto arsye bën pjesë edhe futja në borxhe e shteteve dhe e sipërmarrjeve si dhe normat e ulëta të interesit.
Edhe konflikti mes SHBA-së dhe Kinës e nxit rritjen e çmimit të arit. Niveli i ulët i normave të interesit dhe të kredive e bën arin tërheqës si depozitë, thotë Adrian Ash, kryeekonomist në firmën e Investimeve BullionVault. Tjetër arsye është edhe „rritja e pritshmërive lidhur me inflacionin, që në kohë paqeje stimulohet prej borxheve të pashmebullta shtetërore”, ari kësisoj kthehet në një formë tërheqëse depozitash bankare, i tha Ash DW-së.
Një tjetër nxitës i këtij zhvillimi në tregun e financave, sipas vëzhguesve është edhe ashpërsimi i konfliktit mes SHBA-së dheh Kinës si dhe dobësimi i dollarit.
Kina në shenjë hakmarrjeje për mbylljen e një konsullate kineze nga SHBA-ja mbylli përfaqësinë e SHBA-së në Shengdu në jugperëndim të vendit. „Investitorët shohin me shumë vëmendje çdo shenjë përshkallëzimi të këtij konflikti”, thotë analisti i Goldman Sachs Chris Hussey. E njëjta gjë vërehet edhe lidhur me vlerën e arit.
E-Diaspora
-
Itali
Vritet një 25-vjeçar shqiptar në Itali, dyshohet për konflikt në klub nate Ngjarje tragjike në Itali, 25-vjeçari shqiptar qëlluar për vdekje... -
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Pavarësisë së Kosovës -
Londër
Diaspora dhe institucionet britanike mbështesin Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë me manuale klinike -
Francë
Lea Ypi mbajti leksionin inaugurues në Paris -
Paris
Komuniteti shqiptar organizon festë për Pavarësinë e Kosovës në Paris
Jeta në Zvicër
-
Cyrih: Autoritetet angazhohen për zhurma dhe aroma për të luftuar derrat e egër Autoritetet e Cyrihut, përveç gjuetisë, po përqendrohen në masa të reja parandaluese kundër dëmeve të shkaktuara... -
Rreth 1000 persona protestuan në St. Gallen kundër vaksinimit të detyrueshëm -
Gjenevë: 50 km/orë do të mbetet në akset kryesore -
Refugjatët në këtë kanton zviceran trajnohen si asistentë kujdesi -
Pjesëmarrja në “Festivalin e Krenarisë” në Cyrih do të bëhet me biletë















