Shqipëria
Arkeologët në Shqipëri gjejnë vendbanime 7500 vjet të vjetra
Sipërfaqja e vendbanimit prehistorik, mendohet të jetë rreth 35.000 m2.
Gërmime të reja arkeologjike po nxjerrin në dritë vendbanime të hershme në territoret shqiptare.
Kështu ka bërë të ditur ministrja e Kulturës, Elva Margariti, e cila se pranë fshatit Buqezë në Lin po kryhen gërmime arkeologjike për zbulimin e vendbanimit “palafit”, që sipas arkeologëve, daton 7500 vjet më parë.
Sipërfaqja e vendbanimit prehistorik mendohet të jetë rreth 35.000 m2, raporton Albinfo.ch.
Projekti shqiptaro-zviceran “LIN 3”, është një bashkëpunim i Institutit të Arkeologjisë-ASA-Akademia e Studimeve Albanologjike me Universitetin e Bernës, Zvicër dhe me mbështetjen e laboratorëve të Universitetit të Oxford-it, Angli, si dhe Ministrisë së Kulturës dhe Drejtorisë Rajonale të Trashëgimisë Kulturore, Korçë.
Sipas drejtuesit shkencor të projektit, Adrian Anastasi, janë zbuluar elemente drusore, që dëshmojnë për mënyrën e ndërtimit dhe arkitekturës.
“Gjatë gërmimeve po dalin në dritë vegla pune prej stralli, enë të ndryshme qeramike, fragmente kocke kafshësh dhe janë marrë kampione sedimentologjike për analiza në laboratorë. Gërmimet dhe studimet e mëtejshme pritet të nxjerrin rezultate të rëndësishme për arkeologjinë dhe historinë tonë”, u shpreh Margariti në rrjetet sociale./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Amerikë
Alban Dervishi, shqiptari që komandon anijen luftarake amerikane USS Pearl Harbor, vjen në Kosovë Oficeri i Marinës Amerikane me rrënjë shqiptare qëndron në Kosovë... -
Austri
Nuk e përballoi ndarjen: Shqiptarja, nënë e katër fëmijëve, vritet brutalisht në Austri -
Itali
Ambra Marku ngjitet në skenën e Sanremos, 12-vjeçarja përfaqëson Shqipërinë në “Ariston” -
Gjermani
“Reporting House” sjell në Mynih kujtesën e luftës në Kosovë -
Aeroporti i Prishtinës shënon rritje të fluturimeve dhe udhëtarëve
Jeta në Zvicër
-
Gjithnjë e më shumë zviceranë po mbajnë pula në shtëpitë e tyre Mbajtja e pulave në shtëpi po bëhet gjithnjë e më e përhapur në Zvicër, duke u... -
Pse martesa me një zviceran nuk garanton shtetësinë -
Qeveria zvicerane do të forcojë sigurinë në rrugët më të rrezikshme -
Mësuesit pa diplomë nuk do të lejohen më të japin mësim në Cyrih -
Frangu i fortë rrit fuqinë blerëse të turistëve zviceranë jashtë vendit












