Lajme
Arkitekti Atdhe Belegu nga Norvegjia, në listën e 10 të rinjve në ngritje
Gazeta e njohur norvegjeze “Arkitektnytt” i kushton një shkrim arkitektit shqiptar, Atdhe Belegu, i cili jeton dhe punon në Norvegji. Gazeta shkruan për prejardhjen e tij, suksesin, studimet e suksesshme dhe çmimet e fituara në fushën e arkitekturës, përcjell albinfo.ch.
Belegu ka përfunduar studimet në shkollën e arkitekturës në Bergen dhe aktualisht punon në studion e njohur të arkitekturës në Oslo “Mad Arkitekter AS”. Ai është arkitekt i vlerësuar me disa çmime në Norvegji. Në vitin 2019 Estate Media e përfshiu atë në listën e ‘’10 të rinjve në ngritje’’.
Ndonëse vetëm 28-vjeçar, Atdhe Belegu është arkitekti më i vlerësuar me çmime në Norvegji.
Më 2017 ai pranoi çmimin më të lartë nga shkolla e arkitektures në Bergen për punimin e tij të magjistraturës. Me vonë ai pranoj çmimin e “Statsbygg” për arkitekturë të shkëlqyeshme (2017), çmimin Aspelin Ramm (2018), Europan Norway (2019) dhe çmimin DOGA (2020).
Në këtë intervistë ai flet për punën e tij, për sfidat e mëdha të proceseve aktuale të zhvillimit urban në Norvegji dhe se si një vend ku mund të ketë zhvillim të suksesshëm dhe të qëndrueshem përmes një zhvillimi të kontekstualizuar, e cila po ashtu karakterizon punën e Atdheut.
“Ne vijmë nga një familje, dhe një popull, që e vlerëson arsimimin. Mbyllja e mundësisë së arsimimit ndikon në jetën e njeriut. Ndalimi i mundësisë për nxënjen e diturive është krim në vetëvete. Shkollat u mbyllen dhe për prindërit e mi u bë e pamundur të vazhdojnë studimet dhe nuk shihnin ardhmëri në një Kosovë të okupuar nga regjimi jugosllav. Prandaj u detyruan të mërgojnë si shumë shqiptarë të tjerë në Evropen Perëndimore, konkretisht në Norvegji’’, shkruan gazeta e njohur norvegjeze.
Në pyetjen se çfarë janë planet e tij në dhjetë vjetët e ardhshme, Atdheu dha këtë përgjigje:
“Pasi më pyetet për këtë, atëherë krejt çka unë mund t’ju them është se kam një endërr për Kosovën. Ndoshta me një studio projektuese – “Mad Arkitekter” në Prishtinë. Ky është plani im, por shohim e bëjmë”, është shprehur Atdheu. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Mërgimtari humb jetën në vendin e punës, në Maltë Bari Balla, është 51-vjeçari shqiptar, i cili humbi jetën në vendin e punës në Maltë. Shqiptari...
-
Kurti dhe Rozeta Hajdari vizituan Panairin e “Hannover Messe 2024”
-
Lea Ypi, “një yll i ri i fiksuar në qiellin filozofik”
-
Mërgimtari nga Suhareka vdes në një aksident tragjik në Itali
-
Koncert në Cyrih nga dy artiste shqiptare, Agona Shporta dhe Tringa Sadiku
Jeta në Zvicër
-
Së shpejti do të mund të merrni 2 litra lëngje me vete në bagazhin e dorës në aeroportin e Cyrihut Falë skanerëve të rinj CT, gjithnjë e më shumë aeroporte në Evropë po heqin rregullore të...
-
Mbi 60 trena shtesë drejt Ticinos gjatë fundjavave në maj
-
Pagat zvicerane rriten, por “u zbehën” nga inflacioni
-
Zvicra do të forcojë sigurinë në qendrat e azilit
-
Sa aktivë janë spiunët kinezë në Zvicër?