Lajme
Arrest shtëpiak për deputetin Topalli
Gjykata e Prishtinës ka dënuar me 30 ditë arrest shtëpiak deputetin e Vetëvendosjes, Faton Topalli. Bashkëpartiakja e tij, Albulena Haxhiu u dënua me 30 ditë paraburgim
Deputeti i vetëm kosovar që ka nënshtetësi zvicerane, Faton Topalli është dënuar sot nga Gjykata Themelore në Prishtinë me 30 ditë arrest shtëpiak. Gjykata me këtë vendim duket se është treguar më “humane”, pasi që bashkëpartiaken e Topallit, Albulena Haxhiun, e arrestuar dje, e dënoi me 30 ditë paraburgim.
Topalli, deputetet i Lëvizjes Vetëvendosje, u arrestuar nën dyshimin e bazuar se ka hedhur gazin lotsjellës brenda seancës plenare të Kuvendit të Kosovë. Ndaj tij, ka më shumë se dy javë që është lëshuar fletarrest nga Gjykata Themelore e Prishtinë, por policia nuk arrti ta arrestoi, ndërsa sipas mediave “ai po fshihej në Zvicër”.
Mirëpo një dit më parë, derisa kishte shkuar në Kuvendin e Kosovës për t’i kryer, siç merr vesh Albinfo.Ch, shërbimet legjislative, ishte ndaluar nga Policia dhe më pas arrestuar. Topalli në kohën e arrestimit kishte me vete një çantë krahu dhe mbathje sportive, që nuk është e zakonshme për ligjvënësit.
Masën e arrestimit shtëpiak prej 30 ditësh e ka konfirmuar avokati mbrojtës, Alban Ajvazi, i cili këtë vendim e konsideron të padrejtë. Avokati thotë se do të ankohet për këtë vendim, ndërsa kundërshton prokurorinë e cila thotë sipas tij, që Topalli ka qenë i arratisur. “Klienti im nuk është aq naiv sa që të lajmërohet në organe shtetërore e të ketë rast në Kuvend po të ishte në arrati siç pretendon prokuroria, sepse nuk ka kurrfarë arsye të arratiset,” tha Ajvazi.
Topalli është deputeti i shtatë i partive opozitare që është arrestuar nga policia dhe që i është shqiptuar masa e arrestit nga Gjykata. Me të njëjtën masë të arrestit shtëpiak prej 30 ditësh janë dënuar edhe deputetët: Ismail Kurteshi, Haxhi Shala dhe Fisnik Ismajli. Ndërsa nga 30 ditë paraburgim janë dënuar, Donika Kadja-Bujupi, Albin Kurti dhe Albulena Haxhiu.
Këta shtatë deputetë akuzohen nga Gjykata e Prishtinës se kanë hedhur gazin lotsjellës brenda Kuvendit, kanë gjuajtur me shishe plastike, me vezë dhe sprej piperi ndaj ministrave të Qeverisë së Kosovës, deputetëve opozitarë dhe Policisë. Këtë praktikë ata e kanë përsëritur disa herë në Kuvend.
Rebelimi i opozitës ka ardhur pas nënshkrimit të marrëveshjes për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe që e ka nënshkruar në Bruksel kryeministri Isa Mustafa, më 25 gusht, dhe marrëveshjes tjetër për Demarkacionin e kufirit me Malin e Zi, që e ka nënshkruar Ministri i Jashtëm, Hashim Thaçi.
Sipas opozitës, këto janë dy marrëveshjet që cenojnë integritetit territorial dhe politik të Kosovës. Opozita ka tre muaj që po e mbanë të bllokuar Kuvendin e Kosovës, duke kërkuar tërheqjen e nënshkrimit nga këto marrëveshje ose si opsion i fundit, shkuarjen në zgjedhje të reja.
Para se të arrestohet, vetë deputeti Topalli ka shkruar në rrjetin facebook, se ai është ndaluar në Kuvend nga Policia, e cila “nuk po më lë t’i kryej detyrat që më takojnë si deputet”.
“Tani policia nuk më lë të dal nga Kuvendi. Nuk më thanë asnjë arsye pse nuk mund të dal. Momentalisht jam i arrestuar brenda Kuvendit. Kryeministri Isa Mustafa po feston një vjetorin e pushtetit të tij përmes arrestimit të deputetëve të opozitës. Po në rrugën tonë për Republikën e Kosovës nuk mund të na ndal askush”, ka shkruar Topalli.
Ish-avokati i Popullit në Kosovë, Sami Kurteshi i aktivizuar në radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, thotë se në Kosovë nuk funksionon demokracia por “tragjikisht, tani kemi të bëjmë me diktaturë policore”.
E-Diaspora
-
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato Abdixhiku: "Mërgata jonë ka dhënë shumë për këtë vend; është koha që shteti t’ia kthejë këtë... -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër -
Albin Kurti në Cyrih: Siguria si garanci e paqes dhe shtetndërtimi si përgjegjësi historike
Jeta në Zvicër
-
Policia e Bernës në kërkim të një personi të rrezikshëm, situata në Reconvilier është qetësuar Policia kantonale e Bernës ishte në kërkim të dielën për një person të shpallur si i... -
Ish kandidatja për Miss Zvicra ishte kontaktuar gjithashtu nga Epstein -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër -
Zvicër: Fondet mjaftojnë vetëm për 24 avionë luftarakë në rast ekstrem -
Gjykohet një mercenar zviceran që ka luftuar për Ukrainën










