Lajme
Arrestimi i ish-ushtarit të UÇPMB-së në Zvicër: reagojnë autoritetet lokale
Reagon Kuvendi Komunal i Preshevës me mbledhje të jashtëzakonshme lidhur me arrestimin e SH.N. në Zvicër
Kuvendi Komunal i Preshevës po zhvillon Seancë të jashtëzakonshme, si reagim ndaj arrestimit të ish pjesëtarit të UÇPMB-së, SH.N., ditë më parë nga autoritet zvicerane.
Në Seancë po marrin pjesë Grupet Parlamentare të të gjitha subjekteve politike që participojnë në punën e Kuvendit Komunal të Preshevës.
Kryetari I Kuvendit të Preshevës, Besim Abdyli, ka thënë para kuvendarëve të Preshevës, që kjo seancë të rezultojë me një reagim zyrtarë ndaj autoriteteve zvicerane , duke kërkuar që ky reagim t`i dorëzohet Ambasadës së Zvicrës në Beograd, lidhur me arrestimin e Shemsi Nuhiut. Ndërkohë reagimi t`i dërgohet edhe të gjitha përfaqësive diplomatike relevante, për siç është shprehu mos përmirësimin e gjendjes në Luginën e Preshevës.
Ndërkohë, para kuvendarëve u dhanë edhe propozime për organizimin e një Proteste institucionale gjithë popullore, si shenjë reagimi për mos zgjidhjen e problemeve të shumta të shqiptarëve të Preshevës, Bujanocit dhe të Medvegjës.
Në kohën deri sa po raportohet, séance e jashtëzakonshme e Kuvendit Komunal të Preshevës, po vazhdon.
Ndërkaq, Skender Destani, kërkoi ndërprerjen e retorikës populliste të udhëheqësve ët Komunës së Preshevës, lidhur me arrestimet dhe çdo anomali të paraqitur në rajonin tonë, por që të ndërmerren hapa konkrete. Ai propozoi mbajtjen e një Seance të jashtëzakonshme të Këshilltarëve Shqiptarë të të tria komunave të Luginës së Preshevës, dhe aty të merren vendime serioze, për të cilat do të duhej të zotohen të gjithë pjesëmarrësit në mënyrë që ato të realizohen.
(albinfo.ch & Presheva News)
E-Diaspora
-
Metihe Mehmeti emërohet Drejtoreshë e Përgjithshme e Tatimeve për Kantonin Vaud Aktualisht Zëvendës Sekretare e Përgjithshme e Autoritetit Gjyqësor të Kantonit të Gjenevës, Mehmeti ka mbi 15... -
Francë: Çifti shqiptar gjendet i pajetë në banesë -
Dy të rinj shqiptarë humbin jetën në aksident në SHBA -
Katër të rinj nga Kosova nisin studimet master në Universitetin LUISS në Romë -
Berlin
Shpresim Sadiku fiton titullin “Doktor Shkence” në TU Berlin
Jeta në Zvicër
-
Familja e Steve Jobsit vinte nga Zvicra Rezulton se bashkëthemeluesi i Apple, Steve Jobs, kishte rrënjë zvicerane. Hulumtime të reja kanë gjurmuar prejardhjen... -
Planifikohet iniciativë për taksën e linjave ajrore -
Zvicër: Më pak vizita në aktivitetet kulturore, më shumë në festivale -
Reaksionet në Zvicër pas uljes së tarifave amerikane -
Zvicër: Lindjet arritën nivelin më të ulët historik










