E-Diaspora
Arrestohen 11 gra për prostitucion të paligjshëm, 3 prej tyre, shqiptare
21 gratë e kontrlluara vijnë: nga Shqipëria (3), Brazili (7), Maqedonia (1), Serbia (1), Rumania (5) dhe Hungaria (1)
Policia e Luzernit ka realizuar javën e kaluar një kontroll të koordinuar në një bar kontakti në Sursee. Si rezultat, janë arrestuar njëmbëdhjetë gra, shkruan radio-luzern.ch. Ndërsa 21 janë kontrolluar.
Ndër të tjera, ata akuzohen se kanë punuar në mënyrë të paligjshme në prostitucion, transmeton albinfo.ch. Për më tepër, shtatë nga këto gra akuzohen se kanë shkelur detyrimin për të raportuar mbi qëndrimin e tyre në Zvicër.
Kontrolli është bërë të enjten në mbrëmje (më 27 shkurt, 20 shkurt) në qytetin Sursee. Policia e Lucernit ka kontrolluar me atë rast gjithsej 21 gra në një “bar kontakti”.
Tek gratë në fjalë janë gjetur dhe sekuestruar disa mijëra franga. Gratë vijnë: nga Shqipëria (3), Brazili (7), Maqedonia (1), Serbia (1), Rumania (5) dhe Hungaria (1).
Zyra për Migrim ka nxjerrë udhëzime për dëbim nga Zvicra të këtyre grave dhe për ndalimin e hyrjes së tyre në Zvicër.
Hetimet po i zhvillon Prokuroria publike e Sursee-së.
Të ngjashme
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Për 20-vjetorin, kompania Emi AG shpërblen punëtorët me një udhëtim në Kosovë dhe Shqipëri Në shenjë mirënjohjeje për përkushtimin dhe kontributin e stafit gjatë dy dekadave të fundit, kompania Emi... -
Chair Airlines zgjeron flotën me avionin e pestë -
Gjermani
Talenti shqiptar nga Presheva që po shkëlqen në boksin gjerman -
Arijoni promovohet në ekipin e parë të Bayern Munichut -
Dua Lipa përzgjedh librin “Free” të Lea Ypit për klubin e saj të leximit
Jeta në Zvicër
-
Më shumë se 9,000 notarë kaluan liqenin e Cyrihut Rreth 9,162 notarë morën pjesë në kalimin vjetor të liqenit të Cyrihut pas vonesave për shkak... -
Kantoni zviceran merr masa emergjente për të ndihmuar fermerët gjatë thatësirës -
Zvicra kërkon më shumë fleksibilitet nga kontrolli kufitar i BE-së -
Aksident në A1 pranë Cyrihut: Një person i lënduar, trafik i bllokuar -
Vapa ekstreme po ndikon edhe në vlerën e pronave në Zvicër














