Kosova
Arrestohen 22 persona, prej tyre tre nxënës të shkollave të mesme
Sipas policisë, nga 22 të arrestuar, 4 persona janë shpërndarës të drogës dhe 18 konsumues.
Policia e Kosovës njofton se në një operacion të koduar “Stop drogave në shkolla” ka arrestuar 22 persona të dyshuar, prej tyre tre nxënës të shkollave të mesme. Policia thotë se për këtë janë iniciuar 17 raste. Ndërsa janë konfiskuar 395.05 gramë marihuanë, 267,5 gramë heroinë dhe një revole.
Sipas policisë, nga 22 të arrestuar, 4 persona janë shpërndarës të drogës dhe 18 konsumues.
“Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në luftën kundër veprave kriminale dhe, në veçanti, luftës ndaj trafikimit me narkotikë”, thuhet në njoftim.
E-Diaspora
-
Shqiptarë nga e gjithë bota bashkohen në Tiranë, publikohet agjenda e Samitit IV të Diasporës Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka bërë publike agjendën e Samitit IV... -
Pashkët, mesha në gjuhën shqipe bashkoi rreth 2000 besimtarë shqiptarë në Frauenfeld -
Ambasada e Shqipërisë në Bernë uron Pashkët -
Mes artit dhe jetës, mbrëmje përkujtimore për Nasuf Naski Abdixhikun -
Rexhep Rifati u shpall qytetar nderi i Horës së Arbëreshëve
Jeta në Zvicër
-
Mendimet për vetëvrasje tek të rinjtë në Zvicër: Një krizë e heshtur Në Zvicër, mesatarisht dy të rinj kryejnë vetëvrasje çdo javë, duke e bërë këtë një nga... -
Demokracia në Zvicër: Pse disa iniciativa nuk zbatohen plotësisht -
Si adoleshentët e rekrutuar përmes Snapchat vjedhin makina luksoze në Zvicër -
Stadler Rail tërheq ankesën kundër vendimit të SBB për të favorizuar Siemens -
Inteligjenca artificiale ndihmon për të zvogëluar mbeturinat në furrat zvicerane














